Një person rreth 40 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte.
Mësohet se viktima është identifikuar me inicialet I.M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.