Një 22-vjeçar është plagosur në Durrës, pasi banesa e tij u përfshi nga zjarri për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombol gatimi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth otrës 15:20 në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve, i plagosuri i identifikuar me inicialet F.T. është transportuar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./Opinion.al