Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të goditjes dhe parandalimit të akteve të rënda kriminale, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit, Alvaro Kola 29 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i Kolws u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, në lagjen Nr.16 Durrës, iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
7 copë kallëpë të dyshuar si eksploziv me peshë rreth 1.414 kg; 9 copë kapsolla detonatore elekltrike; 47 copë fishekë luftarakë model 56 të kalibrit 7.62 m/m.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 278/4 dhe 278/2 të Kodit Penal.