Një 26-vjeçare ruse është gjetur e vetëvarur, brenda një apartamenti në qytetin e Durrësit.
Sipas uniformave blu dyshohet se e reja me iniciale A. A. është vetëvarur në derën e dhomës së gjumit në apartamentin që kishte marrë me qira ditore, në pronësi të një shtetase çeke me iniciale M.K.
“Më datë 29.11.2024, në lagjen nr. 13, në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases M. K., (shtetase çeke) është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe.
26-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira ditore”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al