Dumani vizitë në Holandë, takohet me kryeprokurorin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ndodhet në Holandë, ku po zhvillohet një konferencë e rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore.

Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada Holandeze në Tiranë, që ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të Dumanit bashkë me drejtuesin e Zyrës Kombëtare të Prokurorisë së Holandës.

Njoftimi i plotë i ambasadës:

“Trafiku i organizuar i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave nuk ndalen në kufij, dhe as qasja e Holandës për të luftuar këto çështje.

Nga data 25 deri më 28 mars, Holanda po pret një konferencë të rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë. Aktiviteti u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës, z. David van ëeel.

Konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë perspektivat e përbashkëta.

Prokuroria holandeze është krenare që ka mirëpritur në këtë aktivitet të veçantë në emër të Shqipërisë, Z. Altin Dumani, Drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK“.




Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT