Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duma kundër Bashës: Nëse themi s’ka kohë, fitorja nuk do të vijë kurrë

2020/01/11 at 2:42 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Duma kundër Bashës: Nëse themi s’ka kohë, fitorja nuk do të vijë kurrë

Idenë e saj për ndryshim të sistemit zgjedhor, Grida Duma e artikuloi kohë më parë. Madje shkoi akoma më tej kur i sygjeroi demokratëve të mbështesin një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura si rruga që do t’i çonte drejtë fitores.

Kur drafti i opozitës është drejtë finalizimit dhe çështja e sistemit është lënë për një kohë të dytë ish-deputetja nuk e fsheh zhgënjimin me Lulzim Bashën kur i kujton se rruga drejtë fitores nuk vjen asnjëherë nëse mungesa e kohës shihet si arsye për çdo aksion të lënë në mes.

“Besoj që sistemi i hapur, pavarësisht formës, dhe kjo duhet diskutuar maxhoritar, proporcional, kombëtar, është gjë tjetër, por rrit atë që duhet, besimin dhe konkurencën të cilat unë po i quaj në mënyrë metaforike kuajt fitues të vendosen në raport me kontratën e drejtëpërdrejtë me qytetarin të vendosen në krye të axhendës politike. Patjetër që zgjedhjet e parakohshme janë një prioritet më i madh por më lejoni të them që nëse ne do të themi gjithmonë që “nuk ka kohë”, atëherë koha e fitores nuk do të vijë asnjëherë“, shprehet ajo.

Problemin e sheh të gjithin te koherenca politike me të cilat vendimet janë marrë dhe thotë se koha për gjetur problemin ka skaduar dhe është moment për të ngjallur shpresë.

“Unë besoj që gjërat nisin nga parimet dhe pastaj ato do të divulgohen në aplikime dhe zbatime. Jam koherente me atë që kam thënë që në momentin e parë. Unë besoj që nëse duam të jemi forcë fituese, duhet të jemi forcë konkuruese dhe frymëzuese. Besimi tek politika ka rënë.

Partia Demokratike si partia më e madhe në opozitë dhe opozita reale është absolutisht misionare dhe përgjegjëse për të rritur frymëzimin dhe besimin te politika. Për mua besimi te politika dhe kushdo që njeh demokracinë e ulët brenda partive politike, kupton që gjëja më e rëndësishme tashmë nuk është vetëm të djagnostikojmë problemin por edhe t’i përgjigjemi atij me frymëzim dhe besim“, vijon Duma.

Ulje-ngritjet dhe tërheqjet e herpashershme nga qëndrimet e forta politike i konsideron të gabuara teksa e sheh emergjencë qeverisjen e vendit nga e djathta.

“Unë besoj te koherenca në politikë. Besoj që çdokush që nis një aksion e ka menduar mirë strategjinë, për të qenë në fund fare fitues. Mendoj që koherenca në politikë të bën fitues.

Kemi shembuj që e kanë provuar këtë edhe më së fundmi dhe nuk kam nevojë t’i citoj sepse nuk mendoj që ardhja e të majtës në pushtet, qoftë edhe në Kosovë është një arritje për vende të varfëra. Unë mendoj që për vende të varfëra si Shqipëria dhe Kosova sigurisht që ka nevojë për forca të djathta në pushtet për një kohë të caktuar, ku ekonomia e tregut dhe konkurenca meritokratike të jetë e para“, shprehet ajo.

Muaj më parë kur hidhte në treg librin e saj “Koha për Politikë”, Duma lëshoi edhe sinjalin e parë se çdo rezistencë që do t’i bëhej idesë për të mbajtur sistemin aktual zgjedhor do ta kundërshtonte dhe duket se koha për të folur ka ardhur./ Burimi: Abc NEWS

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
I refuzuan lejen për në funeralin e të motrës, tenton vetëvrasjen në burg

I refuzuan lejen për në funeralin e të motrës, tenton vetëvrasjen në burg

PD: Bashkia Tiranës 273 milionë lekë për udhëtime jashtë shtetit në 2019

PD: Bashkia Tiranës 273 milionë lekë për udhëtime jashtë shtetit në 2019

Shenjat më gënjeshtare të horoskopit

Shenjat më gënjeshtare të horoskopit

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com