Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dule nga çadra e protestës: Ilir Meta duhet të braktisë qeverinë

2017/02/18 at 8:39 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dule nga çadra e protestës: Ilir Meta duhet të braktisë qeverinë

Nga çadra e protestës së PD-së, ngritur përpara Kryeministrisë, Vangjel Dule i ka bërë thirrje Ilir Metës të braktisë Qeverinë. Ai tha se qeveria teknike është e mundur vetëm me ndryshimin e raporteve aktuale në parlament, duke iu referuar LSI-së.

Kreu i PBDNJ theksoi se “nëse kjo forcë politike nuk do që të mbajë përgjegjësinë me kryeministrin Rama duhet të marrë një vendim në të mirë të vendit dhe shoqërisë”. Më poshtë intervista për News 24.

Z.Dule ju keni qenë edhe tek protesta e 2011-ës…

Kemi një motiv që ka sjellë të gjithë këta qytetarë sot për të protestuar. Motivi i garantimit të zgjedhjeve të lira, të barabarta dhe të pakontestueshme. Dua t’iu drejtohem kolegëve të PS-së, se kur bëhet fjalë për zgjedhjet në demokraci nuk mund të ketë standarde të dyfishta dhe nuk mund të kuptohen ata sot me heshtjen e tyre kur 4 muaj para zgjedhjeve nuk ka përfunduar reforma zgjedhore. Zgjedhjet e vitit 2015 me standarde më të ulëta se ato të 2013-ës. Për të mos folur për zgjedhjet e pjesshme në Korçë apo në Dibër.

Ju jeni për qeveri teknike?

Qeveria teknike nuk është dëshirë por domosdoshmëri, në kushtet kur askush nuk beson më. Kjo reflektohet edhe në sondazhet e pakontestueshme siç ishte ai i BERZH se vetëm 24% e shqiptarëve mendojnë se do ketë zgjedhje të ndershme. Qeveria aktuale pavarësisht se ka maxhorancën në parlament, në shoqëri tashmë është minorancë.

Kryeministri ka thënë se është protestë e pakicës?

Sigurisht që nuk mund të pohonte realitetin. Në një kohë që zoti Rama refuzon t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme po i krijon vendit dhe perspektivës së tij një problem jetik.

Maxhoranca i ka të gjitha numrat, sa e vështirë është një qeveri teknike?

Nuk mund të realizohet në parlament me raportet aktuale nëse nuk ndodh një lëvizje nga forcat e caktuara politike që nuk duan ta mbajnë përgjegjësinë me zotin Rama.

E keni fjalën për LSI-në?

Natyrisht është LSI, duke marrë parasysh edhe betejat e tyre, me grevë urie, nuk besoj se duan që të komprometohen kaq rëndë për interesat e zotit Rama. Shoqëria nuk mund të pranojë që t’i refuzohet fjala.

Deri tani nuk ka patur ndonjë reagim nga LSI-ja për protestën…

Ne nuk mund të merremi me LSI-në, është në të drejtë të tyre të marrin vendimin që mendojnë se është në të mirë të vendit dhe shoqërisë. Forcat opozitare janë të detyruara t’i prijnë një lëvizjeje popullore.

Etiketa: 18 shkurtbraktisjeDulemetaPDprotestaqeveri

Ju sugjerojmë

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

26 Nëntor, 2025 11:42 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

26 Nëntor, 2025 10:31 am
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 Nëntor, 2025 10:23 am
Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
Kronikë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

26 Nëntor, 2025 10:14 am
Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28
Bota

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28

26 Nëntor, 2025 9:55 am
Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi
Kryesore

Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

26 Nëntor, 2025 9:50 am
Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë

26 Nëntor, 2025 8:34 am
Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Para
Përplasja/ Komisioneri Hahn i përgjigjet Vasilit: Bordi i ONM është në përputhje me Kushtetutën

Përplasja/ Komisioneri Hahn i përgjigjet Vasilit: Bordi i ONM është në përputhje me Kushtetutën

Sarandë, arrestohen dy grabitësit e kazinosë

Lajm i fundit/ Grabitet me armë një market në periferi të Tiranës

Video- Po ndodh/ Festë në çadrën e protestës para Kryeministrisë

Video- Po ndodh/ Festë në çadrën e protestës para Kryeministrisë

TE FUNDIT

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për "korrupsion"....

Lexo më shumë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
26 Nëntor, 2025

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen një armë gjahu...

Lexo më shumë

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për dorëheqje nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj ish ministrit...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
26 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Durrës, ku një 14-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë një 15 vjeçar....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com