Është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se flakët janë përhapur sërish, ndërsa kanë ndërhyrë dy avionë “Canadair” të ardhur nga Greqia.
Kjo prej terrenit mjaft të vështirë dhe emergjencës në një zonë me rëndësi të lartë natyrore.
Pas kërkesës së vendit tonë pranë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Italia i çoi dy avionët zjarrfikës edhe në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës.
Kujtojmë se situata me zjarrin në Dukat ka qenë kritike prej 10 ditësh tanimë./tvklan