Armando Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka zbuluar muajin se kur do të pranohet Kosova në FIFA e UEFA
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) qe një kohë të gjatë po bënë përpjekje që të anëtarësohet në FIFA e UEFA, por pa sukses.
Por, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është i bindur se kësaj pritje të gjatë do t’i vije fundi gjatë muajit maj të këtij viti.
“E kam deklaruar që një vit më parë që rruga e Kosovës është e përcaktuar. Kosova do të jetë anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA brenda vitit 2016”, ka deklaruar Duka
dhe unë besoj se kjo do të ndodhë në muajin maj në të dy Kongreset në FIFA-s dhe UEFA-s”, ka theksuar numri një i futbollit shqiptarë gjatë një interviste për Super Sport. /Express/