Ndaj nga jeta e Ismail Kadares, gjeniut të letërsisë shqiptare, është përjetuar me trishtim edhe në botën e futbollit.
Kreu i FSHF-së, Armand Duka shprehu ngushëllimet familjes së Kaderes.
“Ismail Kadare, një humbje e madhe për Shqipërinë!
E trishtë të mësosh që Ismail Kadare nuk jeton më. Vendi ynë ka humbur një shkrimtar të madh, një kolos të letrave, i cili e bëri Shqipërinë të njohur anembanë botës.
Kadare ikën, por i lë vendit tonë dhe gjithë botës një trashëgimi të madhe kulturore, kryevepra letrare të përkthyera në 45 gjuhë të ndryshme.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Kadaresë, të cilët do ta ndjejnë shumë mungesën e tij.
U prehsh në paqe Ismail Kadare!”, tha Duka.