Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Duhet kujdes për rajonin”, Rama për gazetën greke: Turqia, partner strategjik

2021/11/08 at 7:41 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rama:Anëtarësimi në BE nuk varet nga ne,të gjithë do përqafojnë Ballkanin e Hapur

Kryeministri Edi Rama shprehet se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të tregohen të kujdesshme në marrëdhëniet mes tyre në mënyrë që të mos e çojnë rajonin drejt destabilizimit.


Në një intervistë për gazetën greke, “TA NEA”, ka theksuar se është bërë progres lidhur me nismën “Ballkani i Hapur”, por ka shtuar se ende nuk kanë bërë aq sa ishin pritshmërit.

Përsa i përketë raportit mes Shqipërisë dhe Turëqisë, Rama është shprehur për gazetën greke se Truqia, sikurse dhe Greqia, është një partner strategjik për vendin tonë.

Intervista

A jeni i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor pas zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut, por edhe për shkak të krizës në Bosnje dhe Hercegovinë? A ndani ju të njëjtin mendimin se Ballkani Perëndimor mund të jetë duke hyrë në një gjendje destabilizimi?

Rama: Nuk jam i shqetësuar për momentin sepse nuk mendoj se gjërat kanë arritur deri në atë pikë sa të kemi frikë nga destabilizimi. Njerëzit në Ballkanin Perëndimor e dijnë se destabilizimi nuk është i mirë për askënd, as për ata që sipas gjasave e synojnë destabilizim. Megjithatë, ne nuk gjendemi në një fazë të mirë dhe këto nuk janë shenja të mira. Duhet të jemi të kujdesshëm.

Cilët nënkuptoni, se duhet të jenë të kujdesshëm?

Rama: Si faktorët politikë brenda Ballkanit Perëndimor ashtu edhe jashtë tij, në Bashkimin Evropian, duhet të jenë të kujdesshëm. Nuk duhet të nënvlerësojnë simptoma të këtij lloji.
A ekzistojnë shqetësime për përfshirjen e forcave të tjera dhe të Turqisë në rajon, të cilat po përpiqen të largojnë Ballkanin Perëndimor nga BE-ja?
Rama: Nuk jam në dijeni se ka ndonjë gjë që e lidh Turqinë me ndonjë formë apo trajtë destabilizimi.
Unë di se Turqia është një partner strategjik për Shqipërinë, siç është edhe Greqia, siç është edhe Italia. Turqia është një mik i ngushtë i Shqipërisë. Ne duam të forcojmë miqësinë tonë. Nuk shoh Turqinë të ketë një axhendë për të minuar kursin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Kur ju vizitoi në shtator, presidentja e Komisionit Evropian tha se Shqipëria është gati të nisë negociatat e anëtarësimit, duke theksuar se kjo mund të bëhej deri në fund të vitit: Çfarë aspiratash keni pas Samitit të nivelit të lartë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor?

Rama: Nuk është hera e parë që dëgjoj parashikime të tilla nga zyrtarë të lartë në BE dhe nuk do të jetë hera e parë që ata nuk do të mund të mbajnë premtimet e tyre. Nuk pres asgjë. Mendoj se duhet të vazhdojmë ta bëjmë atë që bëjmë, sepse e bëjmë për ne, për fëmijët tanë, për Shqipërinë, jo për miqtë tanë në Bruksel ose për ata në kryeqytete të tjera. Nuk kemi pasur problemin e mbrojtjes së pronës së minoritetit grek në Shqipëri. Kemi pasur problem me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë në përgjithësi. Minoriteti grek vuajti për shkak të këtij problemi, sikundërse gjithë të tjerët. Ne e kemi trajtuar këtë çështje përmes një legjislacioni të ri… nuk pres diçka. Mund të realizohet, mund të mos realizohet. Është e njëjta gjë për ne Analistët thonë se zhvillimet në Maqedoninë e Veriut mund të mos kishin ndodhur nëse BE-ja do të
kishte vazhduar me negociatat e anëtarësimit.

Po, është e vërtetë, por në të njëjtën kohë nuk varet nga ne. Analistët duhet të shkruajnë, por vendimet i marrin të mëdhenjtë në Këshillin e Evropës. Evropa në këtë kohë duket se nuk mund të ketë kohezion dhe të marrë vendimet që i nevojiten, jo vetëm për ne, por edhe për veten e saj.

Në Beograd keni pasur një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe me zëvendës presidentin e Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Deri në çfarë pike keni ecur në këtë nismë dhe çfarë diskutuat mbi situatën në Ballkanin Perëndimor?

Rama: Kemi bërë progres, por jo aq sa do të donim. Në takimin e radhës në Tiranë në dhjetor, do të kalojmë në disa objektiva që lidhen me lirshmërinë e lëvizjes së produkteve. Për sa i përket situatës, jemi mësuar me situata të tilla, nuk është diçka e veçantë.
Greqia ka vendosur dy kushte shtesë në kuadër të procesit tuaj të anëtarësimit. Ndryshimin e legjislacionit për regjistrimin e popullsisë, në mënyrë që të garantohet e drejta e vetëpërcaktimit së anëtarëve të minoritetit grek dhe e mbrojtjes së të drejtave të tyre pronësore. Cili është progresi i kryer për sa më sipër?

Rama: Nuk kemi pasur problemin e mbrojtjes së pronës së minoritetit grek në Shqipëri. Kemi pasur problem me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë në përgjithësi. Minoriteti grek vuajti për shkak të këtij problemi, sikundërse gjithë të tjerët. Ne e kemi trajtuar këtë çështje përmes një legjislacioni të ri, po shohim rezultate pozitive dhe po vazhdojmë përpara përsa i përket kësaj çështjeje. Për çështjen e dytë kemi diskutuar me miqtë tanë grekë.

Greqia dhe Shqipëria kanë vendosur të referojnë delimitimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Cilat janë hapat e ardhshëm dhe në cilat fusha prisni bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve?

Rama: Kemi rënë dakord t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare, por gjetja e zgjidhjes ka mbetur ende pezull. Nuk është gjetur ende zgjidhje. Shpresojmë se do ta gjejmë.
Është e qartë se ka energji pozitive në marrëdhëniet tona, ka një predispozitë të mirë nga të dyja palët për ta zgjidhur çështjen në mënyrë të qartë, përmes përcjelljes në Hagë, duke treguar besim tek një palë e tretë. Është një arritje e madhe, por ende nuk e kemi gjetur zgjidhjen.
Jam më tepër optimist sesa isha përpara se të fillonim me kryeministrin z. Mitsotakis dhe me ministrin e jashtëm z. Dendias. Ata janë sinqerisht të gatshëm të vazhdojnë në këtë marrëdhënie, gjë që është e mirë për të dyja palët. Unë kam thënë që politika nga të dyja palët nuk ka arritur të ndjekë popujt, të cilët kanë marrëdhënie të mira. Shqiptarët në Greqi janë integruar, flasin me punën e tyre dhe respektin ndaj vendit. E njëjta gjë edhe këtu, grekët që jetojnë këtu si qytetarë janë në shtëpinë e tyre. Politika nuk ka arritur të sjellë marrëdhëniet mes dy vendeve në të njëjtin nivel. Këtë gjë duhet të bëjmë dhe mendoj se këtë synon edhe kryeministri grek dhe ministri i jashtëm.

Etiketa: edi ramagreqiturqi


Ju sugjerojmë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, plagosen dy persona

3 Janar, 2026 8:29 pm
Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë
Bota

Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë

3 Janar, 2026 8:26 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge

3 Janar, 2026 7:12 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Arrestimi i Maduros, Trump: SHBA do të marrë në dorë sektorin e naftës

3 Janar, 2026 7:04 pm
Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj
Bota

Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj

3 Janar, 2026 6:58 pm
Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë
Bota

Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë

3 Janar, 2026 6:47 pm
Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA
Bota

Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA

3 Janar, 2026 6:09 pm
Trump publikon foton e Maduro pas arrestimit
Bota

Trump publikon foton e Maduro pas arrestimit

3 Janar, 2026 5:51 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Mbytet në lum 44-vjeçarja në Tiranë

3 Janar, 2026 5:24 pm
Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”, pse SHBA-të sulmuan Venezuelën?
Bota

Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”, pse SHBA-të sulmuan Venezuelën?

3 Janar, 2026 5:20 pm
Para
OKB: 45 milionë njerëz të kërcënuar nga uria

OKB: 45 milionë njerëz të kërcënuar nga uria

Parlamenti miraton ndryshimet në buxhetin e 2021

Parlamenti miraton ndryshimet në buxhetin e 2021

Kryeministrja serbe: Nuk pres ndryshim të politikës amerikane ndaj Serbisë
















TE FUNDIT

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, plagosen dy persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
3 Janar, 2026

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor "Fier-Libofshë", ku një automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë

Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë
3 Janar, 2026

Nga tranzicioni në Venezuelë te paralajmërimet për Kolumbinë dhe Kubën! Pesë pikat kryesore të konferencës së Trump pas kapjes së...

Lexo më shumë

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
3 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, po dërgohen në...

Lexo më shumë

Arrestimi i Maduros, Trump: SHBA do të marrë në dorë sektorin e naftës

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
3 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara do të marrin në dorë sektorin e naftës në Venezuelë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com