Ndërsa në Kosovë pjesëmarrja e tyre në mbrëmje muzikore shpesh edhe nuk është problem, gjërat janë ndryshe në shtetet perëndimore, ku për të ndjekur një koncert nëse je nën moshën e lejuar, duhet të shoqërohesh me prindërit.
Pikërisht kjo shtresë e fansave është befasuar nga këngëtarja Dua Lipa, e cila u ka ofruar mundësi që në shoqëri të prindërve të takohen me këngëtaren.
Përpos adhuruesve të këngëtares, edhe Dua është ndarë e kënaqur dhe ka premtuar se kështu do të veprojë edhe në të ardhmen.
“Sot gjatë përgatitjeve të mia kam ftuar 10 fansa nën moshë (+ prindërit /kujdestarët për shkak të kufizimit të moshës) në shfaqje time sonte. Kemi kaluar një kohë të bukur duke biseduar! Unë kam nevojë ta bëjë këtë më shpesh”, ka shkruar ndër të tjerash Dua në Instagram.