Debate janë zhvilluar gjatë seancës së sotme gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha. Mësohet se debati është zhvilluar mes avokates së caktuar nga shteti dhe prokurorëve të SPAK.
Avokatja Rabie Cenalia, e cila u caktua mbrëmjen e së mërkurës, ka kërkuar dy ditë kohë për t’u njohur me materialet.
Por prokurorët e SPAK i janë drejtuar duke i thënë se do të njoftojnë se ajo ka refuzuar mbrojtjen.
“Nuk refuzova mbrojtjen, dua kohën e nevojshme të studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive”, iu është përgjigjur ajo.
Kujtojmë se seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, është shtyrë për në orën 15:00./Opinion.al