Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi

2025/08/24 at 9:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi

Në centralin bërthamor të Kurskut në Rusi ka shpërthyer një zjarr pasi ushtria rrëzoi një dron ukrainas që po fluturonte pranë centralit, thanë autoritetet.

Droni – një prej disa që u raportuan nga autoritetet ruse më 23 gusht – u rrëzua në një transformator, duke shkaktuar zjarr. Më pas, flakët u shuan dhe nuk raportohet për viktima.

“Një dron luftarak, që i përket Forcave të Armatosura të Ukrainës u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore afër centralit bërthamor të Kurskut”, u tha në deklaratën e zyrës për media të centralit të publikuar në Telegram.

“Me t’u rrëzuar, droni shpërtheu duke shkaktuar dëme në transformator”, u tha në njoftim.

Si pasojë e shpërthimit, njësia tre e centralit uli kapacitetin në 50 për qind, thanë autoritetet.

Ende nuk ka një deklarim nga Ukraina. Kievi ka intensifikuar sulmet me dronë brenda Rusisë në muajt e fundit në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme ruse në Ukrainë. Kievi thotë se sulmet synojnë shkatërrimin e infrastrukturës që është kritike për përpjekjet ushtarake të Moskës.

Lajmi për zjarrin në central fillimisht u publikua nga rrjeti televiziv federal i Rusisë. REN TV. Ky televizion raportoi se transformatori nuk ishte pjesë e seksionit bërthamor të centralit. Është e paqartë se në cilën pjesë të centralit shpërtheu zjarri.

Centrali i Kurskut gjendet 40 kilometra në perëndim të qytetit të Kurskut – kryeqytetit rajonal – në brigjet e lumit Seim. Njësia e parë e centralit u vu në funksion më 1976. Centralit iu shtuan njësi të tjera më 1979, 1983 dhe 1985.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vazhdimisht ka paralajmëruar për rrezikun që shkaktojnë luftimet përreth centraleve bërthamore që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022.

Më 23 gusht, rajonet e Shën Petersburgut dhe Leningradit po ashtu u sulmuan nga dronët, sipas autoriteteve rajonale. Po ashtu, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin raportoi se një dron fluturoi drejt Moskës, po fluturakja u rrëzua./rel

Ju sugjerojmë

Izraeli kryen bombardime intensive në Gaza
Bota

Izraeli kryen bombardime intensive në Gaza

24 Gusht, 2025 4:01 pm
Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat
Life Style

Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat

24 Gusht, 2025 3:57 pm
Si ndikojnë ushqimet ultra të përpunuara në shëndetin tonë
Life Style

Si ndikojnë ushqimet ultra të përpunuara në shëndetin tonë

24 Gusht, 2025 3:53 pm
OKB shpalli zi buke në Gaza, familjet e kequshqyera dyfishohen në 4 muaj
Bota

OKB shpalli zi buke në Gaza, familjet e kequshqyera dyfishohen në 4 muaj

24 Gusht, 2025 3:51 pm
Studimi: Një mutacion i rrallë gjenetik mundëson imunitet ndaj viruseve
Life Style

Studimi: Një mutacion i rrallë gjenetik mundëson imunitet ndaj viruseve

24 Gusht, 2025 3:49 pm
Pritet dekreti i presidentit, 72 deputetë të rinj për herë të parë në Kuvend
Kryesore

Pritet dekreti i presidentit, 72 deputetë të rinj për herë të parë në Kuvend

24 Gusht, 2025 3:30 pm
Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
Bota

Zelensky zotohet se Ukraina “nuk do ta humbë” luftën kundër Rusisë

24 Gusht, 2025 3:22 pm
“Siguria detare”/ Policia bllokon 26 mjete lundruese, shpëtohen 28 pushues
Aktualitet

“Siguria detare”/ Policia bllokon 26 mjete lundruese, shpëtohen 28 pushues

24 Gusht, 2025 2:43 pm
Fier/ Arrestohet një 19-vjeçar, i kërkuar në Itali për trafik droge
Aktualitet

Fier/ Arrestohet një 19-vjeçar, i kërkuar në Itali për trafik droge

24 Gusht, 2025 2:26 pm
Kosovë/ LVV-ja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale
Rajoni

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

24 Gusht, 2025 2:14 pm
Para
Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

TE FUNDIT

Izraeli kryen bombardime intensive në Gaza

Izraeli kryen bombardime intensive në Gaza
24 Gusht, 2025

Forcat izraelite kanë intensifikuar sulmet ajrore dhe tokësore mbi pjesë të mëdha të qytetit të Gazës, mes përgatitjeve për një...

Lexo më shumë

Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat

Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat
24 Gusht, 2025

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Evropa po përjeton sezone transmetimi më të gjata dhe më...

Lexo më shumë

Si ndikojnë ushqimet ultra të përpunuara në shëndetin tonë

Si ndikojnë ushqimet ultra të përpunuara në shëndetin tonë
24 Gusht, 2025

Termi “ushqime ultra të përpunuara” është bërë i zakonshëm kur diskutohet se sa të shëndetshme ose jo të shëndetshme  janë...

Lexo më shumë

OKB shpalli zi buke në Gaza, familjet e kequshqyera dyfishohen në 4 muaj

OKB shpalli zi buke në Gaza, familjet e kequshqyera dyfishohen në 4 muaj
24 Gusht, 2025

Si shoqëri njerëzore jemi shkëputur nga ankthi për të korrat apo rezervat. Kemi ushqim me tepricë dhe shtojmë peshë. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com