Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dronët ukrainas godasin Moskën, sulmi më i madh ndaj kryeqytetit rus

2024/11/10 at 3:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dronët ukrainas godasin Moskën, sulmi më i madh ndaj kryeqytetit rus

Ukraina sulmoi Moskën të dielën me të paktën 34 dronë, sulmi më i madh i këtij lloji ndaj kryeqytetit rus që nga fillimi i luftës në vitin 2022.

Sulmi shkaktoi një të plagosur ndërsa detyroi fluturimet që të shmangin tre aeroportet kryesore të Moskës.

Mbrojtja ajrore ruse shkatërroi 36 dronë mbi rajone të tjera në pjesën perëndimore të Rusisë gjatë valës së sulmeve që zgjatën tre orë të dielën, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer sulm terrorist duke përdorur një dron të tipit aeroplan në territorin e Federatës Ruse u pengua”, tha ministria.

Agjencia federale e transportit ajror të Rusisë tha se aeroportet Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky devijuan të paktën 36 fluturime, por më pas rifilluan funksionimin. Njoftohet për një të plagosur në zonën e Moskës.

Moska dhe rajoni i saj, me një popullsi prej të paktën 21 milionë banorësh, është një nga zonat më të mëdha metropolitane në Evropë, krahas Stambollit.

Ndërkohë, Rusia lëshoi një numër rekord dronësh,145 të tillë gjatë natës, njoftoi Ukraina. Kievi tha se mbrojtja ajrore rrëzoi 62 prej tyre. Ukraina tha gjithashtu se sulmoi një depo armësh në rajonin Bryansk të Rusisë. Moska njoftoi se 14 dronë ishin rrëzuar në rajonin në fjalë.

Lufta e Rusisë në Ukrainë po hyn në atë që disa zyrtarë thonë se mund të jetë akti i saj përfundimtar pasi forcat e Moskës përparuan me ritmin më të shpejtë që nga ditët e para të luftës, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të kenë një president të ri në janar të vitit që vjen.

Republikani Donald Trump, i cili do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, ka thënë gjatë fushatës së tij se ai mund të sjellë paqen në Ukrainë brenda 24 orësh, por nuk ka dhënë detaje se si mund ta realizonte këtë objektiv.

Sidoqoftë, Moska ka thënë se është e gatshme të dëgjojë planin amerikan për t’i dhënë fund konfliktit.

Sipas njoftimeve të medias, kur Presidenti Volodymyr Zelenskiy i telefonoi zotit Trump për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, në telefon me presidentin e zgjedhur ishte edhe shefi i firmës Tesla, Elon Musk. Zoti Musk zotëron gjithashtu firmën SpaceX, e cila ofron shërbime të komunikimit satelitor Starlink që janë jetike në përpjekjet e Ukrainës për mbrojtjen e vendit./VOA

Ju sugjerojmë

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës
InstaBIZ

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës

19 Janar, 2026 7:26 pm
Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
Kronikë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

19 Janar, 2026 7:14 pm
Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime
Bota

Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime

19 Janar, 2026 7:12 pm
Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi
Kronikë

Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi

19 Janar, 2026 6:12 pm
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Bota

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

19 Janar, 2026 6:10 pm
Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta
Kryesore

Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta

19 Janar, 2026 5:44 pm
Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik
Bota

Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik

19 Janar, 2026 5:11 pm
Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
Bota

Rusia: Putini është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes” për Gazën

19 Janar, 2026 4:02 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

19 Janar, 2026 3:10 pm
Para
Turqia dëbon 325 shtetas afganë

Turqia dëbon 325 shtetas afganë

Analiza e “The Guardian”: Kthimi i Trump është një lajm i tmerrshëm për Ukrainën

Analiza e "The Guardian": Kthimi i Trump është një lajm i tmerrshëm për Ukrainën

PL i përgjigjet Ramës për pensionet, Memelli: Ofendoi pensionistë, kërcënoi bizneset

PL i përgjigjet Ramës për pensionet, Memelli: Ofendoi pensionistë, kërcënoi bizneset

TE FUNDIT

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
19 Janar, 2026

Le ta bëjmë natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës
19 Janar, 2026

Stilisti i njohur i modës së lartë ndërkombëtare Valentino Garavani ka ndërruar jetë në Romë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u...

Lexo më shumë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
19 Janar, 2026

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jani Aliajt në burgun Koridhalos në Greqi. Sipas informacioneve, vrasja dyshohet të...

Lexo më shumë

Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime

Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime
19 Janar, 2026

Në ditën e 22-të të protestave në Iran, agjencia e lajmeve Hrana, e organizatës humanitare me të njëjtin emër me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com