Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

2025/08/02 at 10:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në disa rajone të Rusisë pas një vale sulmesh me dronë ukrainas, teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do t’i pozicionojë nëndetëset bërthamore “më afër Rusisë”, disa ditë para përfundimit të afatit që i ka dhënë Moskës për të arritur marrëveshje për paqe me Kievin. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka thënë më 2 gusht se dronët e tij e kanë goditur një bazë ajrore ku ruhen dronët Shahed në Primorsko-Aktarsk dhe bazën ushtarake Elektroprillad në Penza.


Ushtria ukrainase ka raportuar edhe për sulme në rafineri të naftës. Autoritetet në rajonin Samara të Rusisë kanë bërë të ditur se ka pasur kufizimet në fluturimet ajrore.

Guvernatori rajonal ka konfirmuar se sulmet në një objekt industrial në Novokubishevsk, kanë ndalur përkohësisht shërbimin e internetit në telefona mobilë. Ai ka thënë se një civil është vrarë nga rrëzimi i mbetjeve të një droni.

Në Krimenë e pushtuar është raportuar se Ura e Kërçit – e cila lidh gadishullin me Rusinë – është bllokuar për më shumë se pesë orë dhe shpërthimet janë dëgjuar në Feodosia dhe Kërç.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar për sulme në tetë rajone dhe ka pretenduar se i ka rrëzuar apo shkatërruar 112 dronë. Rusia, në anën tjetër, ka nisur sulme ajrore në Ukrainë me 53 dronë, sipas forcës ajrore ukrainase. Ushtria ukrainase ka thënë se 45 prej tyre janë rrëzuar.

Në Herson është vrarë një grua 68-vjeçare, ndërsa një burrë 41-vjeçar është plagosur. Këto sulme janë kryer në përshkallëzim e sipër të retorikës në mes të Uashingtonit dhe Moskës. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka urdhëruar pozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore afër Rusisë, pas kërcënimeve lidhur me luftën në Ukrainë nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Trump nuk e ka specifikuar nëse nëndetëset kanë kapacitet bërthamor apo janë të armatosura me armë bërthamore. “Vetëm dua të sigurohem që fjalët e tij janë vetëm fjalë dhe asgjë më shumë se aq”, ka thënë Trump për televizionin Newsmax.

Ai i është referuar një postimi të Medvedevit në rrjete sociale, ku ai i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përdorin “lojën e ultimatumeve”, si përgjigje ndaj njoftimit të Trumpit se e ka shkurtuar nga 50 në 10 ditë, afatin për Rusinë që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Në postimin e tij në X më 28 korrik, Medvedev ka shkruar se “çdo ultimatum i ri është kërcënim dhe një hap drejt luftës”. Ai i ka bërë thirrje Trumpit të mos ndjekë rrugën e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, të cilin Moska e ka akuzuar shpesh për përshkallëzim tensionesh me Rusinë.

Pasi Trumpi i ka thënë se duhet të ketë kujdes me fjalët, Medvedev ka shkuar edhe më larg, duke ia rikujtuar presidentit amerikan sistemin rus “Dora e vdekur”, që është i dizajnuar për të aktivizuar automatikisht sistemin e raketave bërthamore, nëse udhëheqja e vendit do të rrëzohej.

Afati i fundit i Trumpit për Moskën është 8 gushti, mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë pas. Ai ka folur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë si dhe tarifa sekondare ndaj shteteve që importojnë naftë ruse. Duke marrë parasysh se masat sekondare do të preknin Kinën dhe Indinë, disa analistë kanë shprehur skepticizëm nëse Uashingtoni do të marrë masa. REL



Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2025

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën

Gjirokastër, 29-vjeçari përplas me makinë këmbësorin. I plagosuri, rëndë në spital
















TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com