Droga e mbjellë në oborret e shtëpive në fshat nuk është fenomen i ri dhe as fakti që gjithë familja merret me kultivimin e saj. Rasti i fundit është në Tepelenë, ku policia thotë se arrestoi në flagrancë A. Elmazi, 18 vjeç, banues në Hormovë, si dhe shpalli në kërkim babain e tij, shtetasi R.Elmazi.
Në kopshtin e tyre në fshatin Hormovë ata kishin kultivuar 313 bimë narkotike kanabis sativa. Gjithashtu në Përmet janë zbuluar dhe asgjësuar 2 180 bimë narkotike, në vendin e quajtur “Përroi i Alipostivanit” , në fshatin Alipostivan. Policia ka vënë në pranga shtetasin Sokrat Bedaj , 34 vjeç, banues në Sarandë.