Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, policia arreston një 32-vjeçar

2025/04/26 at 9:34 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, policia arreston një 32-vjeçar

Një 32-vjeçar u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Dërgesa 1”.

Sipas njoftimit të policisë, ai u kap duke marrë në një degë postare në Elbasan, 2 pako të ardhura nga SHBA me rreth 4 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC.

Ndërkaq, në operacionin “Dërgesa 2”, u identifikua dhe u shpall në kërkim një 21-vjeçar, pasi dyshohet se do të merrte në një degë postare në Vorë, një pako me rreth 3.7 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Vijojnë intensivisht hetime dhe veprime operacionale komplekse, kundër rasteve të trafikimit nga ShBA, të Cannabisit me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Tiranë.

Në 24 orë, goditen 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.
Sekuestrohen 3 pako me 7.7 kg Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.

Arrestohet marrësi i njërës pako, në Elbasan.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se do të merrte pakon tjetër, në Vorë.

✅Shkon 5 numri i rasteve të trafikimit të Cannabisit, nga ShBA, të goditura gjatë kësaj jave, nga Policia e Tiranës. Në total u sekuestruan rreth ❌10 kg Cannabis me përqindje të lartë THC dhe u identifikuan ❌8 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Degën Qendra Tranzite të Postës Shqiptare, zhvilluan së fundi:

-operacionin “Dërgesa 1”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 32 vjeç, duke marrë në një degë postare në Elbasan, 2 pako me rreth 4 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC;

-operacionin “Dërgesa 2”, gjatë të cilit u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 21 vjeç, pasi dyshohet se do të merrte në një degë postare në Vorë, një pako me rreth 3.7 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC.

Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kanë porositur lëndën narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Ju sugjerojmë

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…
Aktualitet

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…

14 Maj, 2025 11:18 am
Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE
Kryesore

Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE

14 Maj, 2025 11:11 am
Presidenti i Emirateve të Bashkuara uron Ramën: Zgjerojmë bashkëpunimin mes kombeve
Aktualitet

Presidenti i Emirateve të Bashkuara uron Ramën: Zgjerojmë bashkëpunimin mes kombeve

14 Maj, 2025 11:04 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në dalje të Tiranës/Makina përplaset me motorin, vdesin 2 të rinjtë

14 Maj, 2025 10:58 am
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Krimi zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme: U arrestuan 7 persona, 87 kallëzime

14 Maj, 2025 10:49 am
Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe

14 Maj, 2025 10:47 am
Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur
Kryesore

Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur

14 Maj, 2025 10:43 am
I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm
Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm

14 Maj, 2025 10:35 am
Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë
Aktualitet

Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

14 Maj, 2025 10:26 am
Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët
Rajoni

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

14 Maj, 2025 10:12 am
Para
Witkoff takohet me Putinin, teksa Trump thotë se Krimeja “do të mbetet me Rusinë”

Witkoff takohet me Putinin, teksa Trump thotë se Krimeja “do të mbetet me Rusinë”

Funerali i Papës/ Ish-presidenti amerikan Biden mbërrin në sheshin e Shën Pjetrit

Funerali i Papës/ Ish-presidenti amerikan Biden mbërrin në sheshin e Shën Pjetrit

Mali i Zi, 1.6 milion euro për familjet e viktimave civile të luftërave në vitet ’90

Mali i Zi, 1.6 milion euro për familjet e viktimave civile të luftërave në vitet ’90

TE FUNDIT

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…
14 Maj, 2025

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin masiv, i cili ndodhi pranë “Pallatir me Shigjeta” mbrëmjen e djeshme, ku...

Lexo më shumë

Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE

Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE
14 Maj, 2025

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka zgjedhur të urojë kryeministrin Rama, për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit me një...

Lexo më shumë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara uron Ramën: Zgjerojmë bashkëpunimin mes kombeve

Presidenti i Emirateve të Bashkuara uron Ramën: Zgjerojmë bashkëpunimin mes kombeve
14 Maj, 2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në dalje të Tiranës/Makina përplaset me motorin, vdesin 2 të rinjtë

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
14 Maj, 2025

Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dy persona kanë humbur jetën. Konkretisht ngjarja mësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com