Shkatërohet banda shqiptare e drogës, plaçkitjeve dhe vjedhjeve me armë në disa rajone të Italisë
Mediat italiane raportojnë se Policia e Romës ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër arresti për 22 shqiptarë, pjesë enjë organizate kriminale, që vepronte në Pomezia, Torvaianica e Ardea.
Policia bën me dije se operacioni u zhvillua nga Shërbimi Qëndror Operativ në bashkëpunim aktiv me Skuadrën e Shpejtë të Ankonës, Kuneos, Padovës, Pratos dhe Viterbos. Në të u angazhuan rreth 100 karabiniere, pjesë e departamenteve të hetimit dhe njesive speciale të Policisë së Shtetit.
Grupi kriminal vepronte prej disa vitesh në Itali, ndërkohë që bazën logjistike e kishte ne në fushën e Torvaianica, Pomezia dhe Ardea. Gjate aksionit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 350 kg marijuanë, 500 gram kokainë, dy armë etj.