Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drogë dhe armë, arrestohen dy persona

2019/10/23 at 10:15 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Kush është “ushtari” i Met Kananit që u ekzekutua

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi  akuzohen për  trafikim të lëndëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.


Mësohet se në pranga kanë rënë 54-vjeçari A. L., i dënuar më parë për dhunë në familje, si dhe i riu E. K., ndërsa është nën hetim 23-vjeçari D. K., pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur kallashnikov, armë gjahu dhe kanabis.

Po ashtu, policia ka proceduar në gjendje të lirë dhe një person tjetër. Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Shkëmbimi”.

Sipas policisë, 54-vjeçari nga Gjirokastra, por që banonte në Tiranë, ishte nisur drejt pikës kufitare të Qafë-Thanës me një mjet tip Mercedes Benz, në të cilin kishte fshehur drogën, e cila u zbulua gjatë kontrollit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Shkëmbimi”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D. V. P Tiranë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen drogë e armë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi proaktiv dhe një pune intensive në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Shkëmbimi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. L., 54 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Arrestimi u bë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
  2. K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. K., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, shërbimet e Policisë Kufitare pas njoftimit të dhënë nga Sektori i Narkotikëvë në DVP Tiranë është bërë ndalimi i automjetit tip autoveturë i markës Mercedes Benz, me drejtues shtetasin A. L.

Pas kontrollit të këtij automjeti në vijën e dytë, në pjesën e dyshemesë poshtë sediljes së shoferit është konstatuar një hapje e struktures metalike, në brendësi të së cilës janë gjetur 19 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, me peshë 13 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe dy celularë.

Po në kuadër të këtij procedimi penal, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Shefqet Kuka”, Tiranë, është ushtuar kontroll në banesat e shtetasve E. K. dhe D. K. Gjatë kontrollit në ambientet pranë banesës së shtetasit E. K. është gjetur një armë armë zjarri kallashnikov. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. K. në ambientet e banesës së këtij shtetasi u gjetën dy armë gjahu, për të cilat nuk dispononte leje. Armët e zjarrit dhe armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit A. L., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të shtetasit E. K. dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit D. K./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
Politikë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

12 Shtator, 2025 6:19 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
Politikë

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

12 Shtator, 2025 5:20 pm
Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura
Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

12 Shtator, 2025 5:08 pm
Vrau aktivistin Charlie Kirk, kush është autori i dyshuar
Bota

Vrau aktivistin Charlie Kirk, kush është autori i dyshuar

12 Shtator, 2025 4:11 pm
SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat
Rajoni

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat

12 Shtator, 2025 3:53 pm
“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk
Bota

“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk

12 Shtator, 2025 3:24 pm
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar
Bota

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar

12 Shtator, 2025 2:44 pm
“Shkak veprimet e Kurtit”,  SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Kryesore

“Shkak veprimet e Kurtit”, SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

12 Shtator, 2025 2:21 pm
Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit
Rajoni

Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

12 Shtator, 2025 2:12 pm
Para
Rama citon artistin e njohur: Teatri, si stallë kuajsh

“Makinë të blinduar dhe roje me armë”,Rama zbulon bisedën me zyrtarin e BE

Përfundon takimi i opozitës, vendim unanim për zgjidhjen e krizës

PD: Prokuroria po zvarrit çështjet, mbron kriminelët e Ramës në Bashki

Shqipëria e fundit në Ballkan për kujdesin ndaj grave

Shqipëria e fundit në Ballkan për kujdesin ndaj grave
















TE FUNDIT

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
12 Shtator, 2025

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të...

Lexo më shumë

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
12 Shtator, 2025

Deputetët e Partisë Demokratike kanë marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Por në vend të fletëve...

Lexo më shumë

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
12 Shtator, 2025

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,...

Lexo më shumë

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura
12 Shtator, 2025

Policia Bashkiake në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë makina të vjetra,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com