Zbardhet motivi i plagosjes së shtetasit Qani (Alibeaj) Zylyfi në një atentat sot në qendër të qytetit të Elbasanit.
Burimet thanë për “Panorama” se paraprakisht dyshohet që motivi i plagosjes ka lidhje me pazaret për lëndët narkotike.
Zylyfi, i cili njihej edhe me nofkën “Doni”, nga Peqini, u qëllua nga një person që lëvizte me BMW dhe u largua në drejtim të paditur pas ngjarjes.I lënduari mësohet se ka marrë një plumb në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Policia pas atentatit ka nisur kontrolle tëimtësishme në akset kryesore nacionale që lidhin Elbasanin me Peqinin, Gramshin dhe Librazhdin.
Vijojnë kërkimet për atentatorin, i cili është ende i paidentifikuar.