Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Droga/ 25 shqiptarë në burgun e Stambollit. Mes tyre edhe një vajzë

2016/12/02 at 10:40 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Droga/ 25 shqiptarë në burgun e Stambollit. Mes tyre edhe një vajzë

Rasti i kapjes nga policia në pikën kufitare të Kapshticës të një çifti në makinën e të cilëve u zbuluan më shumë se 20 kg marijuane, dhe që kishin destinacion final Turqinë nuk është rast i izoluar. Prej kohësh, trafikantët shqiptare të marijuanes e kanë shndërruar Turqinë në një nga rrugët e tyre të trafikimit. Por, mungesa e informacionit për dënimet që i presin atje në rast se kapen nga dogana apo policia turke, ka bërë që trafikantet shqiptare të vazhdojnë të ndërmarrin  aventurat e trafikimit siç ishte rasti i fundit.

Sipas avokatit shqiptar Kadri Hoxha që punon prej vitesh në Stamboll, vitet e fundit janë dyfishuar masat e dënimit për personat që kapen duke futur drogë në Turqi. Sipas avokatit Hoxha, janë të paktën 25 shqiptare mes tyre dhe një femër, që tashme kanë marrë dënimet e formës të prerë nga Gjykatat  turke për veprën e trafikimit të drogës kryesisht të marijuanes, dënime që variojnë nga 18 deri ne 25 vjet burg, edhe për vetëm pak kilogramë marijuane. Pjesa me e madhe e shqiptareve të dënuar nga gjykatat turke, kanë pranuar se janë bërë pjesë e rrjetit të trafikut të drogës Shqipëri-Turqi, kryesisht për shkaqe ekonomike.

Tv Klan, ka mundur të siguroje edhe foto të bëra nga autoritetet turke gjatë arrestimeve të disa prej shqiptareve të akuzuar për trafikim të marijuanes drejt territorit turk. Trafikantet shqiptare zgjedhin më së shumti transportin rrugor, me autobusë ose makina private, duke zgjedhur kryesisht pikat kufitare të Ipsala dhe të Kapikule. Droga fshihet në pjesë të ndryshme të makinës ose brenda produkteve të tjera, por nuk mungojnë rastet e fshehjes se drogës në trup, si tregohet edhe nga këto foto, ku dy shtetasit shqiptare të arrestuar nga dogana turke, detyrohen të pozojnë para kamerave.

Sipas Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Stamboll, Gent Tare rastet e arrestimeve nga autoritetet turke te shqiptareve që tentojnë të fusin drogë në Turqi po rritet, dhe po ashtu po rritet dhe masa e dënimit për ta. Rasti i vajzës nga Përmeti Anxhela Zekollari, sipas avokatit  shqiptar në Stamboll Kadri Hoxha,  është me tragjiku.  21- vjeçarja Zekollari e cila është në të djathtë të kësaj foto, u arrestua bashkë me të fejuarin e saj, pasi u kapen të dy me drogën e fshehur në trup. Ata po hynin ne kufirin turk me autobus linje që kishte ndjekur itinerarin Shqipëri, Greqi Turqi në pikën kufitare në mes Greqisë dhe Turqisë në Ipsala. Për vetëm 2 kilogramë e gjysme që asaj iu gjet e ngjitur në trup, 21-vjeçarja Zekollari është dënuar me 25 vjet burg.

Edhe pse ishte shtatzëne në momentin e arrestimit, ligji turk i ndryshuar në vitin 2014 nuk jep asnjë lehtësi, për raste e futjes së drogës në Turqi.  Dhe edhe pse sasia e drogës ishte e vogël dhe lloji i saj marijuane vajza nga Përmeti ka marrë denim të prere 25 vjet burg. Si 21- vjeçarja Zekollari ashtu dhe pjesa më e madhe e shqiptareve të kapur për droge, e vuajnë dënimin  në burgun e mbyllur  të Edirnese. Në burg, po rritet edhe foshnja e vajzës nga Përmeti, pasi ajo nuk pranon t’ia besojë shtëpisë së fëmijëve të zonës. Si konsulli Tare ashtu dhe avokati shqiptar në Stamboll, Hoxha, shprehen të shqetësuar, pasi po rritet numri i tentativave të trafikimit të drogave nga Shqipëria drejt territorit turk, e po ashtu po rriten edhe rastet e dënimeve të tyre me shumë vite burg.

Mungesa e informacionit për atë c’ka u pret nëse kapen nga autoritetet turke, sipas tyre është burim kryesor i rritjes së këtyre rasteve të trafikut. Por mjafton rasti fatkeq i 21- vjeçare Anxhela Zekollari, e cila është dënuar me 25 vjet burg për vetëm 2,5 kg marijuane të gjetur të fshehur në trup, dhe që bashke me të në burg po rritet dhe foshnja e saj, për të kujtuar të gjithë ata që duan të ndërmarrin ketë riskë, se në Turqi gjykata nuk fal.

Tv Klan

Ju sugjerojmë

Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Para
Qëllojnë me mjete të forta policët, pranga 3 personave

Qëllojnë me mjete të forta policët, pranga 3 personave

Evazioni fiskal trondit futbollin, Ronaldo e Ozil “viktimat” e para

Evazioni fiskal trondit futbollin, Ronaldo e Ozil “viktimat” e para

Kina po ndërton kopjen e anijes së Titanikut

Kina po ndërton kopjen e anijes së Titanikut

TE FUNDIT

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
14 Maj, 2025

Teksa në Parkun Olimpik po vazhdon numërimi i votave të diasporës, përplasje mes partive politike për zarfat e ardhur nga...

Lexo më shumë

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
14 Maj, 2025

“Zjerm” dhe Shkodra Elektronike ndezën emocionet dhe krenarinë shqiptare në zemër të Zvicrës, në Bazel, duke e çuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasdite, dhe është pritur në një takim nga...

Lexo më shumë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka përditësuar pasditen e sotme shifrat nga procesi i numërimit të votave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com