Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dritan Prifti denoncuesi i tradhtuar, si e bindi Rama për videon me Metën

2017/10/15 at 9:43 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Prifti: Braho bën shantazh, frikë nga burgosja e Metës  

Ish ministri i Ekonomise Dritan Prifti

Nga Prec Zogaj  

Dje u përcoll për në banesën e fundit, në moshën pesëdhjetëvjeçare, Dritan Prifti, ish-ministër në qeverinë “Berisha-Meta”, ish-deputet i LSI-së, një personazh publik i mirënjohur që pati tronditur vendin rreth shtatë vjet më parë kur publikoi në emisionin investigativ  “Fiks fare” të televizionit “Top Channel” videopërgjimin e famshëm Meta-Prifti që kush nuk e mban mend.

Familjarët e Dritanit janë në zi për humbjen e njeriut të tyre shumë të dashur, nga i cili do të kujtojnë anët e tij më të mira, që biri për prindërit, vëllai për motrat e vëllezërit, bashkëshorti për gruan dhe babai për fëmijët i ka gjithmonë të shumta dhe të zbukuruara me dashuri.

Miqtë e tij gjithashtu do ta kujtojnë me dhimbje dhe respekt. Pati edhe homazhe dje. Disa deputetë dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shkuan për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit. Siç është zakoni, u thanë fjalë të mira për të. Të cilat i meritonte. Politikanët si puna e tij, që guxojnë të përplasen, kanë gjithmonë mbështetës dhe kundërshtarë. Por ka një gjë në personazhin e Dritan Priftit, të cilën e kanë kujtuar e do të vazhdojnë ta kujtojnë njëlloj, me keqardhje dhe indinjatë besoj, shumica e shqiptarëve të informuar për ngjarjet, skandalet dhe skupet politike të dekadës: Dritan Prifti është historia e trishtë, apo edhe tronditëse po të doni, e një denoncuesi të tradhtuar.

Bëri mirë a bëri keq, gaboi apo nuk gaboi me përgjimin dhe denoncimin që i bëri kryetarit të partisë së tij dhe homologut të tij ministër, Ilir Metës? Shqiptarët nuk kanë qenë e nuk do të jenë ndonjëherë të gjithë pa përjashtim në një mendje për këtë. Ka pasur e ka me mijëra që mendojnë se bëri shumë mirë. Ka pasur e ka që mendojnë të kundërtën, duke referuar etikën apo mirënjohjen e që sipas tyre u shkelen në regjistrimin në fshehtësi të bisedës me shefin dhe shokun.

Por mund të jemi sot në një mendje të gjithë se Dritan Prifti do të kishte qenë shumë rehat po të mos e kishte bërë dhe publikuar atë përgjim dhe arsyeja pse e bëri dhe e publikoi nuk mund t’i vinte veçse nga një impuls papajtueshmërie me çfarë kishte parë e shihte shumë të keqe në qeverisjen ku bënte pjesë. Logjika dhe zhvillimet e mëvonshme nuk kanë lënë shteg për interpretime të tjera.

Siç e dimë, Dritani ia dërgoi fillimisht kryeministrit Berisha videopërgjimin në fjalë. Edhe pse mund ta dinte se po e vinte në vështirësi. Berisha nuk do të donte të hynte në konfliktet brendapërbrenda një partie aleate, si LSI. Mes Dritanit si individ dhe Metës si kryetar partie, Berisha do të mbante anën e kryetarit të partisë. LSI-ja ishte forca e vogël që e mbante në pushtet. Siç ka thënë vetë në atë kohë, Berisha s’begenisi ta shikonte videon. Ndoshta e mendonte edhe më të shëmtuar sesa ishte në të vërtetë. Pra, nuk do të skandalizohej po të shihte skena të ulëta në videon që Prifti ia kishte lënë në dorë si patate përvëluese. Kishte edhe neveri t’i shihte. Dhe kryesorja: Shikimi e bënte dëshmitar, e komprometonte, e kapte në rrjetën e dijenisë, ndërkohë që mosshikimi e shpëtonte njëfarë- soj nga këto telashe të koshiencës. E la Dritanin të bënte ç’të donte me videon e tij. Ky ishte çasti i ndarjes së palumtur, për të mos thënë edhe të dhimbshme të Sali Berishës me deputetin që kishte shpallur e mundësuar i pari rilindjen e tij në karrigen e kryeministrit të nesërmen e zgjedhjeve të 29 qershorit 2009. Sapo ishte siguruar se ishte zgjedhur deputet në Fier, Dritani kishte deklaruar se do të përdorte në favor të Berishës mandatin e fituar si kandidat i LSI-së. Pra, e kishte bërë fitues me shtatëdhjetë e një deputetë. Me aktin e tij Dritani e kishte lajmëruar i pari koalicionin PDLSI që u krijua pak ditë më vonë. Ishte vërtet një gjë për të mos u harruar ajo që kishte bërë ai.

Mirënjohja në politikë duhet të jetë një ndjenjë e vdekur kur nuk përputhet me interesat dhe llogaritë e momentit. Nuk po flasim për detyrimin që ka çdo kryeministër për të shqyrtuar e mbajtur qëndrimin e tij ndaj çdo denoncimi në adresë të anëtarëve të kabinetit të tij. Ca më shumë kur denoncimi vjen nga një tjetër anëtar i kabinetit.

Dritan Prifti u end andej-këndej gjatë gjithë verës dhe vjeshtës së vitit 2010 me “minën” e tij me sahat në xhep që nuk po trembte njeri. Ndërkohë lajmi se ai kishte jo një, por disa video “shkatërruese” kishte marrë dhenë. Kurioziteti, pritja, dëshira e krerëve të opozitës socialiste të kohës për të mësuar më shumë, përzier me shpresën se mos me “minat” e Dritanit mund ta arrinin çfarë nuk e kishim arritur dot me protesta- të gjitha këto kishin bërë që figura e zotit Prifti të fitonte një rëndësi të madhe për aksionin opozitar. Ky është momenti kur njerëzit e Ramës fillojnë kontaktet me Dritanin, natyrisht me porosinë e të parit. Dalin të fshehtat e para të një videoje ku flitet për një ryshfet marramendës kundrejt dhënies së një tenderi mikut të Ilir Metës. “Turp, turp i madh! Bie qeveria me këtë videopërgjim”, profetizojnë ata që kanë parë sekuenca dhe janë njohur me përmbajtjen e videos “Veç duhet nxitur e mbështetur Dritani ta publikojë në një media”.

Vazhdimi i historisë dihet:

Prifti ia dorëzoi videopërgjimin e bisedës së tij me Ilir Metën, drejtorit të “Fiks fare”, Filip Çakullit. Ky e transmetoi.

Në stuhinë që ngriti ky publikim, u thirr nga Edi Rama demonstrata e dhunshme e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër protestues dhe u plagosën dhjetëra qytetarë dhe policë.

Meta, me njerëzit e tij, gjejnë video komprometuese kundër Dritan Priftit, të cilat i publikojnë, gjithashtu, dhe i çojnë në Prokurori.

Gjykata e Lartë i shpall të pafajshëm, edhe Metën, edhe Priftin. Edi Rama shkon në darkën e pajtimit me Ilir Metën, në vilën e këtij të fundit në Gjirin e Lalzit, në datë 1 maj 2012. Njëmbëdhjetë muaj më vonë, më 1 prill 2013, nënshkruajnë marrëveshjen për të dalë së bashku në zgjedhje dhe për të qeverisur së bashku. Qeverisin bashkë katër vjet dhe ndahen me akuza të rënda, shumë të rënda për njëri-tjetrin, si të jenë zgjuar pas një jermi katërvjeçar në ditët e armiqësisë më të madhe.

Në gjithë këtë trajektore, historia “e vogël” e Dritan Priftit është ajo e një njeriu, denoncimet e të cilit i sakrifikohen pa një pa dy interesave të pushteti. Në kontekstin e historisë, zhgënjimin dhe dëshpërimin me të madh, i ndjeri Prifti, e ka patur me Edi Ramën, që ngriti qytetarët në këmbë me videopërgjimin e tij, por u ul vetë në gjunjë pastaj para atij, të cilit kishte dashur t’i çirrte maskën. Gjithnjë, i motivuar nga i njëjti qëllim: Pushteti, pushteti, pushteti! Në qeverisjen e Shqipërisë, skrupujt, vlerat, rregullat dhe çfarë janë, nuk kanë asnjë vlerë para pushtetit.

Dhe pastaj pyesim: si ndodhi që krimi dhe kriminelët kanë marrë peng ligjin e shtetit dhe bëjnë ligjin e tyre, në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës? Si ndodhi që janë shumë pak ose aspak ata që denoncojnë në rrugë institucionale për situata krimi, për krime që po përgatiten, për shitblerje masive votash, por a duhet të bjerë euroja në pikiatë, për të kuptuar se blerja e votës rezulton të jetë “investimi më i madh në qeverisjen katërvjeçare të Ramës?

Pyesim, pyesim, pyesim. Përgjigjen, kushdo e di. Kam përshtypjen se ofendohet inteligjenca e lexuesve po ta shkruaj unë këtu. Dritan Prifti vazhdon të na e tregojë, tashmë nga amshimi i tij, nga fati i tij. Duhet të ketë një brejtje ndërgjegjeje për spektrin politik dhe shoqëror. Pavarësisht se ka bërë edhe ai gabime, dhe ruajna zot të mos ketë bërë. Por nëse presim që skandalet t’i denoncojnë vetëm engjëjt, do të thotë t’i legalizojmë skandalet; nëse do të gërmojmë si puritanë dhe moralistë të mëdhenj kundër atij që kritikon dhe denoncon të keqen, do të thotë t’i ndihmojnë së keqes dhe të shembim vetë ndërtesën e moralit, i cili është si çdo lloj bazamenti, më shkruante para disa kohësh një mik, duke cituar Samuel Butler: “Po gërmove shumë thellë rreth e qark tij, e gjithë ndërtesa shembet.”

 
 
 
 

Etiketa: dritan priftimetaPrec Zogajrama


Ju sugjerojmë

Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
Bota

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

21 Nëntor, 2025 10:08 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

21 Nëntor, 2025 9:10 pm
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Aktualitet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

21 Nëntor, 2025 9:00 pm
Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
Kronikë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

21 Nëntor, 2025 8:58 pm
Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren
Aktualitet

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren

21 Nëntor, 2025 8:52 pm
Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala
Aktualitet

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala

21 Nëntor, 2025 8:43 pm
Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
Bota

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

21 Nëntor, 2025 7:13 pm
Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
Aktualitet

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

21 Nëntor, 2025 6:28 pm
Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
Bota

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

21 Nëntor, 2025 5:24 pm
Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
Kryesore

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 4:08 pm
Para
Mashtrim me vizat/ Biseda e deputetit shqiptar me ortakun: Ke thene qe une kam marr paret

Mashtrim me vizat/ Biseda e deputetit shqiptar me ortakun: Ke thene qe une kam marr paret

Biznesmeni e ngacmon kur i kalon para dyqanit, gruaja e kallëzon në Polici

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ndalohet në Durrës 50-vjecari 

Rama: 11 milion euro për rilindjen e zonës historike të Vlorës

Rama korigjon gabimin/ Prezanton shqiptaren që la Amerikën për të punuar me të 
















TE FUNDIT

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
21 Nëntor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se vendi i tij kishte marrë planin amerikan me 28 pika për paqen në Ukrainë,...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
21 Nëntor, 2025

Këshilli i Ministrave ka dërguar kërkesën në Gjykatë Kushtetuese për çështjen Balluku. Katër janë kërkesat e qeverisë në dokumentin e...

Lexo më shumë

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
21 Nëntor, 2025

Situatë e rënduar nga reshjet e dendura të shiut në fshatin Sheqeras. Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
21 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin Milot–Rreshen përgjatë rrugës së Kombit. Një kamion është përplasur me një autoveturë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com