Një shofer është gjobitur me 60 mijë lekë të reja pasi u pikas nga kamerat duke bërë driftin pranë qendrave të banuara, ekzaktësisht tek zona para Universitetit të Politeknikut.
“Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike, ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.
Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor! Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, njofton policia.