Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dreka me Metën/ Rexhep Mejdani kandidat për Kryeministër?

2016/08/02 at 9:44 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dreka me Metën/ Rexhep Mejdani kandidat për Kryeministër?

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ish presidenti Rexhep Meidani dhe deputeti i PD, Kastriot Islami, gjate Konferences Rajonale “Integrimi rajonal i Ballkanit perendimor, nje shtyse per rritje ekonomike dhe stabilitetin”. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, Rexhep Meidani and lawmaker Kastriot Islami, during the regional conference "Regional integration of the Western Balkans, a boost for economic growth and stability."

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka drekuar me ish­presidentin e Republikës, Rexhep Meidani, në shoqërinë e ish­deputetit socialist Koço Kokëdhima.

Ditët e fundit, në korridoret e politikës është folur se ish­presidenti Meidani mund të jetë kandidati për Kryeministër, nëse do të kërkohet një mocion mosbesimi në Parlament ndaj Kryeministrit Rama.

Ish­presidenti Meidani nuk ka preferuar të prononcohej për mediat, por mësohet se ai ka qenë me pushime në Pogradec kur është ftuar në telefon nga kryetari i Parlamentit për një drekë, të cilën ai e ka pranuar dhe është nisur drejt Tiranës.

Dreka, e cila zgjati rreth katër orë, u zhvillua në një restorant në qendër të ish­Bllokut. Burime nga takimi pohuan se në të është diskutuar për situatën në të cilën ndodhet koalicioni qeverisës.

Nuk kanë munguar gjatë takimit edhe ide dhe kalkulime “për krijimin e një qeverie të re, që do të garantojë konsensusin dhe do të rikthejë besimin si te, zgjedhësit shqiptarë, por dhe te partnerët ndërkombëtarë për ecjen përpara dhe me progres, por dhe për të qenë një garant për zgjedhje të lira e të ndershme të pranuara nga të gjitha palët”.

I pari që u largua nga dreka ishte socialisti Koço Kokëdhima, i cili e cilësoi atë si një takim miqësor mes tre miqsh të së majtës. Në një prononcim për mediat, Kokëdhima tha se gjatë drekës është folur për koalicionin, i cili sipas tij ka problemet e veta.

“Nuk mendoj se kjo drekë e sotme është një arsye për të nxjerrë ndonjë konkluzion politik. Nuk ka, madje, asnjë simbolikë politike, është thjesht një drekë miqësore. Ai është një koalicion i gjallë. PS dhe LSI janë pjesët më sinjifikative të së majtës së bashkuar dhe koalicionit qeverisë. Sigurisht që ka probleme mes tyre, por këto dy parti do të kenë aftësinë edhe t’i zgjidhin problemet mes tyre”, tha ish­deputeti socialist.

Duke zbuluar atë që është diskutuar gjatë drekës së gjatë, Kokë­ dhima tha se koalicioni duhet të rregullojë besimin e tij me qytetarët.

“Është e natyrshme që në çdo lloj koalicioni të ketë gjithmonë probleme dhe gjëra për korrigjime, diku më shumë, diku më pak. Është e natyrshme, gjithashtu, që një koalicion të rishqyrtojë gjithmonë nivelin e besimit të partnerëve dhe të punojë për të rivitalizuar koalicionin dhe të rivendosë besimin e humbur. Nuk mendoj se ka ndonjë simbolikë të caktuar politike. Është thjesht një takim miqë­ sor mes tre miqsh të së majtës”, tha Kokëdhima.

IshPresidenti Meidani dhe kreu i Kuvendit, Meta, nuk kanë preferuar ta komentojnë takimin.

ARISTIR LUMEZI/ Panorama

Etiketa: drekailir Metakryeministerrexhep mejdani

Ju sugjerojmë

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
Bota

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

23 Janar, 2026 10:24 pm
E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
Aktualitet

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

23 Janar, 2026 9:06 pm
Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
Bota

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

23 Janar, 2026 8:28 pm
Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
Politikë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

23 Janar, 2026 7:32 pm
Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh
Kryesore

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh

23 Janar, 2026 7:21 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Arrestimi i 5-vjeçarit, J.D Vance: S’do ta linim fëmijën në të ftohtë, ne ndaluam…

23 Janar, 2026 7:14 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

23 Janar, 2026 6:21 pm
TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
Bota

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

23 Janar, 2026 5:11 pm
Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën
Bota

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën

23 Janar, 2026 3:49 pm
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë
Bota

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

23 Janar, 2026 3:07 pm
Para
Detajet/ Zv.presidenti Amerikan Joe Biden viziton Kosovën

FOTO/ Zv.Presidenti amerikan kurorëzon një çift homoseksualësh

Ledion Liço vjedh shtetin, ja akuza e gazetarit Bledi Mane për moderatorin e T.CH

Foto/ Ja si po përgatitet Ledion Liço për rolin e babait

Sara, vajza e Ema Andreas kundër meshkujve: Ndjesë që nuk performojmë sex oral mbi ju

Sara, vajza e Ema Andreas kundër meshkujve: Ndjesë që nuk performojmë sex oral mbi ju

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
23 Janar, 2026

Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhitë dimërore më...

Lexo më shumë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
23 Janar, 2026

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, i ka dërguar përmes një letre Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ku u...

Lexo më shumë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
23 Janar, 2026

Polonia ka njoftuar dërgimin e qindra gjeneratorëve në Ukrainë, ndërsa sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike. Sulmet në sistemin energjetik ukrainas kanë çuar në ndërprerje afatgjata...

Lexo më shumë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
23 Janar, 2026

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi ka mbajtur fjalë e tij gjatë takimit me kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com