Belinda Balluku ka reaguar pas ndryshimeve që kryeministri Edi Rama bëri ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së.
Balluku do të jetë drejtuese e re politike në qarkun e Fierit, duke u zhvendosur nga qarku i Dibrës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shkruan se ndihet e vlerësuar që Rama e ka caktuar të drejtojë Qarkun e Fierit, të cilën e konsideron zemrën e partisë.
“Ndihem e vlerësuar dhe shumë e motivuar me detyrën e re të caktuar nga Kryetari, @ediramaal për të drejtuar qarkun e Fierit, zemrën e Partisë Socialiste! Qindra mesazhe dhe urime, të cilat më shtojnë përgjegjësinë dhe përulësisht dua që secili prej jush të jetë dhe të ndihet pjesë e një skuadre të madhe, që do të punojë me përkushtim për fitoren në #zgjedhjet2025 , ashtu si vetëm socialistët dinë të punojnë. Së bashku ne gjithmonë ia dalim!”, shkruan Balluku.