Pas pamjeve te publikuara ne emisionin investigative STOP ku punonjesi i Institucionit te Ekzekutimeve te Vendimeve Penale IEVP Peqin, komisar Behar Kola me detyre Pergjegjes i Grupit te Sigurise dhe Shoqerimit shfaqet duke marre rryshfet, Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Miklovan Kopani urdheroi pezullimin e menjehershem te punonjesit ne fjale.
Mesohet se ka nisur menjehere procedura e shkarkimit dhe eshte referuar rasti ne fjale ne instancat perkatese.
“Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve falenderon televizionin Klan dhe emisionin STOP per transmetimin e ketij rasti dhe inkurajon cdo media qe te jete krah nesh per luftimin e te tilla rasteve sa te paligjshme aq dhe te papelqyeshme.
Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve z. Miklovan Kopani gjen rastin dhe njehere qe t’I beje thirrje cdo punonjesi te sistemit penitenciar qe te zbatoje me rigorozitet vetem ligjin ne respekt te punes dhe institucionit.”