Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i Policisë së Shtetit takon Kryeprokuroren e Belgjikës, në fokus hetimi dhe goditja e grupeve kriminale 

2024/11/07 at 12:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori i Policisë së Shtetit takon Kryeprokuroren e Belgjikës, në fokus hetimi dhe goditja e grupeve kriminale 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda takoi Kryeprokuroren e Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës. 

Takimi ndërmjet Drejtor Prodës dhe znj. Ann Fransen, shumë i rëndësishëm për të çuar më tej bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, me strukturat hetimore në Mbretërinë e Belgjikës, me qëllime: 

-hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale; 

-konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike; 

-gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të krimit. 

Në takimin ku morën pjesë dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe magjistratë të Mbretërisë së Belgjikës, titullarët u dakordësuan për vënien të dispozicion të skuadrave të përbashkëta hetimore, të ekspertëve më të mirë, të cilët do të shkëmbejnë informacione dhe eksperienca, do të kryejnë hetime dhe do të aplikojnë metodat më të mira operacionale dhe policore, me qëllim goditjen e krimit të organizuar. Gjithashtu, gjatë takimit ata vlerësuan punën profesionale të oficeres së kontaktit në Shqipëri, znj. Eva Mielnicki. 

Drejtor Proda i propozoi kryeprokurores Fransen, nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, si dhe kërkoi që për çdo shtetas shqiptar të dënuar në Belgjikë, të bashkëpunohet me Policinë e Shtetit, në mënyrë që të nisë hetimi pasuror. Gjithashtu, Drejtori e garantoi kryeprokuroren, se partnerët belgë do të gjejnë te Policia e Shtetit, gatishmëri, vullnet, angazhim, përkushtim, profesionalizëm dhe besueshmëri në cdo iniciativë që do të ndërmerret për të luftuar krimin e organizuar. 

Kryeprokurorja Fransen uroi Drejtorin e Përgjithshëm, për detyrën dhe u shpreh se gjatë punës së saj, Policinë shqiptare e ka konsideruar partnere parësore. Gjithashtu, shprehu përgëzime për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, të konkretizuar me operacione të përbashkëta dhe me ekzekutimin e menjëhershëm të letërporosive të agjencive ligjzbatuese belge. Gjithashtu, kryeprokurorja shprehu gatishmërinë për të çuar më tej këtë bashkëpunim, për përmbushjen e misionit madhor, sigurinë e qytetarëve të të dyja vendeve. 

Ju sugjerojmë

Bashkohet me ISIS duke lënë Amerikën/ 10 vite burg për shqiptarin nga Kosova
Bota

Bashkohet me ISIS duke lënë Amerikën/ 10 vite burg për shqiptarin nga Kosova

3 Qershor, 2025 3:15 pm
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Sport

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!

3 Qershor, 2025 3:00 pm
Dy miqësoret ndaj Bullgarisë, publikohet lista e Shqipërisë U-19
Sport

Dy miqësoret ndaj Bullgarisë, publikohet lista e Shqipërisë U-19

3 Qershor, 2025 2:40 pm
Vrasja e Artan Cukut, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim përjetë për dy autorët
Aktualitet

Vrasja e Artan Cukut, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim përjetë për dy autorët

3 Qershor, 2025 2:29 pm
Gati për plazh! Qershori nis me temperatura përvëluese
Aktualitet

Gati për plazh! Qershori nis me temperatura përvëluese

3 Qershor, 2025 2:21 pm
Detajet/ Mësues historie në Shqipëri, por edhe “narkoman”
Aktualitet

Detajet/ Mësues historie në Shqipëri, por edhe “narkoman”

3 Qershor, 2025 2:13 pm
“Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet tona,të zhduken”/Hasani takim me homologun grek
Aktualitet

“Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet tona,të zhduken”/Hasani takim me homologun grek

3 Qershor, 2025 1:56 pm
EUROPOL: Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste
Bota

EUROPOL: Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste

3 Qershor, 2025 1:52 pm
Operacioni antidrogë/“2 nga drejtuesit nga Vlora”, prokurori: Bazat në këto qytete..
Aktualitet

Operacioni antidrogë/“2 nga drejtuesit nga Vlora”, prokurori: Bazat në këto qytete..

3 Qershor, 2025 1:43 pm
Hapet një kuti votimi në Vlorë, procesi ishte i rregullt
Aktualitet

Hapet një kuti votimi në Vlorë, procesi ishte i rregullt

3 Qershor, 2025 1:37 pm
Para
“Na jepni emrat e efektivëve që arrestuan Metën”, Xhixho: Përgatituni për kallëzim penal

“Na jepni emrat e efektivëve që arrestuan Metën”, Xhixho: Përgatituni për kallëzim penal

“Kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile?!” Majko ironizon opozitën: Më kujtoni veten kur isha student 

“Kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile?!” Majko ironizon opozitën: Më kujtoni veten kur isha student 

Dashnor Sula i jep “xhaketën e të burgosurit” ministrit Manja:Në të gjithë botën të dënuarit mbajnë uniformë, këtu në Shqipëri vishen me rroba shtëpie

Dashnor Sula i jep “xhaketën e të burgosurit” ministrit Manja:Në të gjithë botën të dënuarit mbajnë uniformë, këtu në Shqipëri vishen me rroba shtëpie

TE FUNDIT

Bashkohet me ISIS duke lënë Amerikën/ 10 vite burg për shqiptarin nga Kosova

Bashkohet me ISIS duke lënë Amerikën/ 10 vite burg për shqiptarin nga Kosova
3 Qershor, 2025

I lindur në Kosovë dhe me shtetësi amerikane, Lirim Sylejmani, 49 vjeç, është dënuar me 10 vjet burg nga një...

Lexo më shumë

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
3 Qershor, 2025

Kishte planifikuar pushimet me familjen, por ftesa në kombëtare prishi rutinën e Aleksander Katai. 34-vjeçari është në mesin e futbollistëve...

Lexo më shumë

Dy miqësoret ndaj Bullgarisë, publikohet lista e Shqipërisë U-19

Dy miqësoret ndaj Bullgarisë, publikohet lista e Shqipërisë U-19
3 Qershor, 2025

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve, do të luaje dy ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë në transfertë, më 6 dhe 9 qershor. Kuqezinjtë...

Lexo më shumë

Vrasja e Artan Cukut, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim përjetë për dy autorët

Vrasja e Artan Cukut, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim përjetë për dy autorët
3 Qershor, 2025

Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për dy autorët, për vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com