Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i Cirkut përplaset me gazetarin: “Është ndërmarrja ime, largohu!”

2017/05/25 at 8:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Drejtori i Cirkut përplaset me gazetarin: “Është ndërmarrja ime, largohu!”

Pas transmetimit të abuzimit me detyrën nga ana e Drejtorit të Cirkut Kombëtar, Kujtim Dumi, katër nga akrobatët e trupës kanë denoncuar atë që ndodhte në institucionin shtetëror. Ata dëshmojnë se Drejtori i çonte në aktivitete të ndryshme private dhe u jepte pak ose aspak shpërblim financiar. Ndërkohë në orët e pasdites, Dumi u pa sërish në zyrë edhe pse u shkarkua dje në mënyrë të menjëhershme nga Ministria e Kulturës. Emisioni “STOP” shkoi në ambientet e Cirkut, ku u ndesh me arrogancën e Drejtorit, në atë që ai e quajti “ndërmarrja ime”…


 Akrobati 1 – Unë kam 12 vjet akrobat i Cirkut Kombëtar. Prej 12 vitesh kam qenë nxënësja e tij, deri në momentin që ai u bë Drejtor dhe nuk është se merrej më me ne, por na merrte në kompani super të mëdha telefonike, për ditën e verës… Vlera që na jepte ai ishte 5 ose 10 mijë lekë të vjetra.

Gazetari – Po ai sa merrte?

Akrobatja 1 – Mos të them 500, 1 milion se kompani e madhe, pothuajse marrin shumë. Edhe në një shfaqje ose premierë të vogël jashtë Cirkut Kombëtar, një ditëlindje ose dasëm, ku di unë, merrte 500-700 mijë lekë, ndërkohë që ne na jepte një 5 mijë lekësh.

Gazetari – Ju keni qenë pjesë e këtyre aktiviteteve që zhvillonte Drejtori me subjekte të ndryshme?

Akrobati 2 – Po, kam qenë pjesë, por do përmend vetëm një rast. Kur ka ardhur momenti i pagesave, ai ka thënë mos u jepni lekë artistave, mos i mësoni keq.

Gazetari – Lekët i ka marrë ai vetë?

Akrobati 2 – Po normalisht, gjersa nuk na i ka dhënë ne, lekët i ka marrë vetë.

Akrobati 3 – Në të gjitha shfaqjet ai i merrte të gjitha pozitat për vete, nuk ia lente mjeshtrave të caktuar për t’u marrë me numrat. Plus edhe me pjesën e pagesës, ishte pagesa më minimale dhe qesharake që një artist, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën, do thoshte nuk e dua faleminderit dhe nuk do merrte pjesë fare, siç është shuma prej 10 mijë lekësh.

Gazetari – Po ai sa merrte?

Akrobati 3 – Sipas gojëdhënave dhe sipas informacioneve që ne mund të pyesnim sepse na interesonte, na bënte habi që si një organizim kaq i madh sa ky, ne të marrim një 10 mijë lekësh, duke ndenjur 2-3 orë shfaqje, duke bërë edhe workshop-e, si jashtë vendit edhe këtu. 1 milion, 2 milion, 700 (mijë lekë të vjetra).

Gazetari – Sa jeni paguar për këto aktivitete jashtë Cirkut Kombëtar?

Akrobati 4 – Nëpër këto aktivitete është një pagesë tepër e ulët që është turp kush e merr vesh. 10 mijë lekë të vjetra, që ne nuk na dilte as për rrugën edhe kur merrnim pjesë jashtë Tiranës, nëpër rrethe të tjera. Pagesë tepër e ulët, jo vetëm unë, por shumë e shumë të tjerë që janë pjesë e Cirkut, që merren nëpër shfaqje, e njëjta gjë vazhdon. Kjo gjë duhej të ishte bërë edhe më parë, por faleminderit emisionit tuaj sepse për ne mund të jetë një shpresë e mirë që të vijë një Drejtor më i mirë, ne të marrim atë që meritojmë dhe të shpërblehemi për të gjithë atë mund dhe djersë që kemi hedhur në Cirkun Kombëtar!

Gazetari i emisionit “STOP” iu drejtua sërish Cirkut Kombëtar, ku u ndesh me Drejtorin e pezulluar nga detyra me urdhër të prerë nga Ministria e Kulturës, Kujtim Dumin.

Gazetari – Si jeni? Nga emisioni “STOP”, Genci ju shqetëson.

Shfaqet drejtori, i cili kur dëgjon këto fjalë largohet, duke hyrë brenda në institucion.

Gazetari – Po zotëria është i pezulluar, nuk duhet të hyjë në ambientet e …

Roja – Kush?

Gazetari – Drejtori.

Gazetari shkon në zyrën e Drejtorit të Cirkut Kombëtar, ku gjendet Kujtim Dumi.

Gazetari – Zoti Dumi…

Drejtori – Ik, dil përjashta!

Gazetari – Ju jeni i pezulluar, nuk duhet të jeni në këtë zyrë.

Drejtori – Nuk të jap llogari ty. Dil përjashta.

Gazetari – Do më japësh llogari, si nuk do më japësh llogari.

Drejtori – Nxirre jashtë, nxirre jashtë.

Gazetari – Jo, s’mund të dal jashtë!

Drejtori – Njofto grupin e gatshëm…

Gazetari – Drejtori nuk duhet të rrijë në zyrë se është i pezulluar, mund të fshijë provat.

Roja – Autorizim ke ti?

Gazetari – Nga kush duhet të kem autorizimin?

Roja – Nga administrata që…

Drejtori – Njofto policinë.

Gazetari – Zoti Dumi jeni i pezulluar. Pse jeni në zyrë në këto momente?

Drejtori – Nuk të jap llogari ty djalosh, s’të njoh fare.

Gazetari – Po do japësh pra.

 

Drejtori – Largohu, largohu të lutem, largohu jashtë. Nuk futesh dot në institucion zyrtar, njofto drejtësinë. Mbylle derën nga brenda, mbylle dhe thuaj është futur me dhunë brenda.

Gazetari – Po po, me dhunë jam futur, i kam të regjistruara gjithçka… po, me dhunë.

 

Drejtori – Dëgjo një cikë Kujtimin… ëëëë është një person që është futur me forcë në institucion. Unë kam dëshirë që të vish me grupin e gatshëm dhe me forcat e policisë së shtetit dhe ta arrestoni dhe ta ndaloni se ka thyer gjithë rregullat shtetërore. Ka shtyrë rojen, është futur me forcë brenda dhe nuk del përjashtë. Nuk e di nga e gjen kurajon! Le të japë shpjegime atje ku duhet të japë.  Të lutem, unë nuk e hap derën deri sa të vini ju.

Gazetari – Qenke mjeshtër me gënjeshtra…

Dy efektivë të policisë paraqiten në Cirkun Kombëtar.

Gazetari – T’ja u shpjegojë një herë Drejtori problemin, pastaj ja u shpjegoj unë.

Drejtori – Unë jam ende drejtori në detyrë. Kam pas një incident me këta të emisionit investigativ dhe ky djalë thotë që jam gazetar, por unë nuk e njoh. Ka hyrë pa lejen e rojes brenda institucionit.

Gazetari – Sapo të mora intervistën në mëngjes, kështu që prap po gënjen.

Drejtori – Djalë nuk të njoh, intervista mund të marrësh, unë nuk e di kush je, nuk të njoh!

Gazetari – Kam një badge…

Drejtori – Nuk të njoh dhe s’kam dëshirë të të njoh…

Gazetari – Ok.

Drejtori – Ke hyrë në një institucion shtetëror me forcë.

Gazetari – Ok, sqaroji muhabetin dhe pastaj sqarohemi…

Drejtori – Pa dashjen dhe pa lejen e rojes dhe pa asnjë autorizim.

Gazetari – Ka mundësi të mbarosh me zotërinjtë se ne u sqaruam bashkë.

Drejtori – Tani merreni shoqërojeni se është futur dhunshëm në institucionin shtetëror. Unë jam në ndërmarrjen time.

Gazetari – Unë dua të bëj një kallëzim se më ka mbajtur peng këtu.

Policia – Është e drejta juaj, të dyja palët te specialisti.

Drejtori – Unë jam në ndërmarrjen time, ky ka hyrë me forcë.

Drejtori i pezulluar nga Ministria e Kulturës, Kujtim Dumi e mohon këtë fakt dhe shprehet se ai është ende në detyrë dhe ndodhet në “ndërmarrjen e tij’…/tvklan.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: drejtori i cirkutgazetarjaperplaset


Ju sugjerojmë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Para
Përballja e parë me Presidentin, pas deklaratave të forta/  Rama përpiqet për të afruar tek Trump

Përballja e parë me Presidentin, pas deklaratave të forta/ Rama përpiqet për të afruar tek Trump

VideoLajm/ Polici i dehur dhunon gazetaren e emisionit STOP

VideoLajm/ Polici i dehur dhunon gazetaren e emisionit STOP

Blushi: Llogaritë elektorale kundra Ramës, nuk ka shanse të jetë kryeministër

Blushi: Llogaritë elektorale kundra Ramës, nuk ka shanse të jetë kryeministër
















TE FUNDIT

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com