Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kopsht të qytetit të Korçës, ndërsa dëshmitarë të saj kanë qenë edhe fëmijët. Edukatorja Zana Brahimllari është dhunuar nga drejtoresha e kopshtit Laureta Asllani paraditen e sotme në një prej kopshteve publike të qytetit.
Lajmi bëhet i ditur nga News 24, që bën me dije se mësuesja është dhunuar fizikisht brenda ambienteve të klasës në sy të fëmijëve.
Burime nga spitali bënë me dije se mësuesja është larguar pasi ka marrë mjekimin shëndetësor, ndërsa aktualisht mësuesja ndodhet në komisariatin e Korçës për të kryer kallëzimin ndaj drejtoreshës. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.