Një i paraburgosur në ambientet e komisariatit Nr. 1 në Tiranë ka tentuar t’i japë fund jetës mëngjesin e sotëm. Ai është identifikuar si 45 vjeçari Shkëlqim Kuka, dhe ka tentuar të vetëdigjet, pasi ishte i arrestuar për veprën penale të “drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”. Kuka është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.