Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka deklaruar sot nga selia blu se Kryeministri Edi Rama kërkon të asgjesojnë drejtësinë si pushtet i pavarur.
Ajo ka përmendur disa emra ministrash, sjellja e të cilëve sipas Zhupës tregon mentalitetin e Ramës për reformën: Mentalitetin e cubit.
Për këtë, Zhupa i referohet sjelljes së Ministrit Tahiri dhe Bushati, që dëshmojë se qeveria nuk njeh rregulla
“Ky mentalitet është e vërteta e përpjekjes së Edi Ramës për ta patur drejtësinë për vete, për ta asgjesuar atë si pushtet i pavarur. Lepuri ka gjetur strehë në barkun e Edi Ramës.”-tha Zhupa.