Kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj është parë të dalë i pari nga takimi për Reformën në Drejtësi mes tre krerëve të partive kryesore në vend.
Ndërkaq, prej mëse një ore takimi vazhdon pa praninë e ambasadorëve Lu e Vlahutin.
Zyrtarisht mësohet se Rama-Basha-Meta po diskutojnë për një pikë të vetme, që është propozimi hibrid i Zv.Sekretares Amerikane të Shtetit, Viktoria Nuland.