Diego Costa është nën hetim për shkak të tatimeve, ku akuzohet për evazion fiskal.
Sipas mediave spanjolle, bëhet fjalë për kohën kur ai ishte pjesë e Chelseat në vitin 2014, ndërsa shuma e parave për të cilën akuzohet sulmuesi është rreth 1.3 milion euro.
Dyshohet se Costa nuk ka deklaruar të drejtat e imazhit për kohën kur luante në Londër.
Kujtojmë që, për të njëjtën akuzë kanë qenë nën hetim dhe dy futbollistët e njohur Ronaldo dhe Messi./ Opinion.al E.Xh.