Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtësia! Kush po gënjen, Rama apo Meta?

2016/07/27 at 8:13 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
S’ka konsensus për drejtësinë/A po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pak kohë më parë deklaroi se nuk arriti të bindë PD-në për ta votuar së bashku, draftin e shkruar bashkarisht me partnerët strategjikë të reformës në drejtësi.

Sipas kryeministrit Rama, qeveria bëri të gjitha përpjekjet e mundshme për t’ia dhënë kundërshtarëve politik një mundësi reale kompromisi, pa cenuar përmbajtjen thelbësore të kësaj reforme.

“Ne e kishim pranuar 100 % këtë plan, ku përfshihej edhe shumica e cilësuar e 2/3-ve që është kërkuar papushim nga PD, pas leximit të parë të raportit të Komisionit të Venecias. Për habinë e shumëkujt ndoshta, por jo timen, PD e refuzoi këtë ofertë që e barazon shumicën dhe opozitën në përzgjedhjen me votë të kandidatëve për pozicione të caktuara në sistemin gjyqësor”, tha Rama pas takimit për reformën në drejtësi me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Referuar ligjeratave të kryeministrit, shkaku i bllokimit të reformës në drejtësi, ishte opozita shqiptare. Gjithpoaq, përgjatë një interviste për Zërin e Amerikës, kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se opozita kishte të drejtë, kur kërkoi plotësimin e rekomandimit Nr.88 të opinionit final të Venecias.

“Është e vëtetë se për Bashën kam thënë që ai gënjen, por më duhet ta them se fjalën që Lulzim Basha më ka dhënë se në rast se 88-ta do të plotësohej, PD do të mbështeste miratimin, ai e ka mbajtur.Uroj të vzhdojë të mbajë këtë qëndrim që tregon lidership”-tha Meta.

T’i biem nga t’i biem, pas këtyre qëndrimeve të dy forcave qeverisëse që janë pjesë e një koalicioni, pyetja që shtrohet është: Sa ia vlen të jenë bashkë në qeverisje dy forca politike që ndajnë mendim kundra për një nga çështjet më themelore, të paktën sipas tyre, të dekadave të fundit për shtetin shqiptar, siç është reforma në drejtësi?

Mbështetur në fjalën e kreut të Kuvendit, dhënë për Zërin e Amerikës, opozita kishte të drejtë dhe ajo çka Edi Rama kishte deklaruar, partneri kryesor në bashkëqeverisje, ishte jo vetëm gabim, por po tentonte të shtrinte tentakulat e tij politike që nëpërmjet kësaj reforme të kapte njëherë dhe përfundimisht drejtësinë në Shqipëri.

Ilir Meta deklaroi se qeverisja me PS do vazhdojë sipas kontratës së bërë në 2013, madje asgjë nuk do ta levizë nga ajo marrëveshje burrërore, pavarësisht faktit se një marrëveshje e tillë, pak vlen për mënyrën se si janë shfaqur ngjarjet përgjatë këtyre muajve./Opinion.al/

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Video/ Trimat e Elvis Rroshit masakrojnë dy herë qytetarin nga Kavaja

Video/ Trimat e Elvis Rroshit masakrojnë dy herë qytetarin nga Kavaja

E Rrallë/ Vajza shqiptare mban ujk në vend të qenit

E Rrallë/ Vajza shqiptare mban ujk në vend të qenit

Hillary Clinton e fiton nominimin historik për Presidente

Hillary Clinton e fiton nominimin historik për Presidente

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com