Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtësia/ Basha: Nuk pranojmë asgjë më pak se rekomandimi 88

2016/06/28 at 6:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtësia/ Basha: Nuk pranojmë asgjë më pak se rekomandimi 88

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në “Facebook” në lidhje me negociatat për reformën në drejtësi.


Reagimi i tij vjen një ditë pas shkrimit të ambasadorit Lu, që thoshte se Basha ka gjetur gjithnjë diçka për të refuzuar nga drafti.

Megjithatë, kreu i PD-së ngul këmbë te rerkomandimi 88 i Komisionit të Venecias. Ai thotë se opozita nuk kërkon asgjë më shumë dhe asgjë më pak.

“Nuk kerkojme asgje me shume, nuk pranojme asgje me pak se adoptimi dhe zbatimi i plote i rekomandimit 88”, shkruana ai.

Opozita e vendosur per Reforme sipas Venecias – Nga Lulzim Basha

Qeveria nisi dhe vijon njeanshmerisht dhe pa konsensus, procesin parlamentar te ndryshimeve te Kushtetues dhe te paketes se ligjeve zbatuese. Opozita, une personalisht, i denoncuam lojerat qeveritare dhe i mbetemi te njejtit qendrim: Pa materializimin ne paketen e ndryshimeve Kushtetuese te rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias, per te kater institucionet njeherazi, nuk ka e nuk do te kete vote opozitare.

Nuk kerkojme asgje me shume, nuk pranojme asgje me pak se adoptimi dhe zbatimi i plote i rekomandimit 88.

Rekomandimet e Venecias jane tabani i standarteve Europiane poshte te cilave nuk mund te zbrese askush. Poshte ketyre standarteve ka vetem drejtesi te kapur, drejtesi te komanduar, drejtesi te korruptuar dhe vasale te qeverise, shkurt e thjeshte padrejtesi.

Perjashtuar nje pike parimore qe lidhet me rekomandimin 88 te Venecias per kater institucionet, pjesa tjeter e draftit te ndryshimeve te Kushtetutes eshte pranuar nga opozita si i kaperdishem, ndonese pergjegjesine per mosfunksionimin eventual te saj duhet dhe do ta mbajne ata qe e propozojne.

Ky pranim eshte rrjedhoje e reflektimit, ne nivelin minimal te mjaftueshem, te kritikave dhe rekomandimeve te Venecias si mbi draftin e shtatorit 2015 ashtu edhe mbi ate te janarit 2016.

Kushdo me mendje te kthjellet dhe i zhveshur nga konflikti i interesave e ka te qarte se dy draftet e mehershme, teresisht te njeanshem, do te instalonin drejtesine e padrejtesise te komanduar nga nje dore – dora Kryeministrore, aktualisht e Edi Rames, neser e Lulzim Bashes, pasneser e dikujt tjeter. Per opoziten kjo eshte dhe do te jete e papranueshme, ne cdo variant qe te shfaqet ndaj jemi njesh me parimet e Venecias.

Opozita, por jo vetem opozita, argumentoi me durim dhe konstruktivitet defektet parimore dhe rrezikshmerine e larte te secilit nga dy draftet e meparshme dhe mori konfirmimin e Venecias per drejtesine e qendrimeve te saj, si nga opinioni i ndermjetem i Venecias, i dhjetorit 2015 mbi draftin e pare, ashtu edhe nga ai final i marsit 2016 mbi draftin e dyte te njeanshem.

Opozita, qe ne nisje ka qene per nje reforme te plote, te thelle, te gjere, Kushtetuese e ligjore, per drejtesine e paanshme, te pakapur, te pakomanduar, efektive dhe eficente. Kete e kemi shprehur qarte qe ne tryezen me te pare, ne tetor 2014, te kryesuar nga Presidenti, ne prezence edhe te partnereve nderkombetare, perfshire Presidentin e Komisionit te Venecias ku kerkuam bashkekryesim dhe Venecian te vetmin arbiter.

U deshen 10 muaj qe Edi Rama ne korrik 2015 te pranonte Venecian arbiter, por jo bashkekryesine e komisionit, as bashkepunimin politik dhe teknik me opoziten. Ai vijoi njeanshmerisht procesin me secilin nga dy draftet, por mori mbrapsht, ai dhe cilido tjeter, shqiptar apo i huaj, politikan apo zyrtar, teknicien, apo teknicien i politizuar, pergjigjen e merituar nga Venecia.

Drafti i trete dhe me i fundit, ai i 4 majit se bashku me disa prej sugjerimeve te 31 majit, perjashtuar ceshtjet qe lidhen me rekomandimin 88, reflekton disa nga kontributet politike dhe teknike te opozites.

Per te ndihmuar procesin opozita, ne maj 2016 propozoi edhe nje draft ku ndersa inkorporonte cdo arritje pozitive te deriatyshme, i jepte zgjidhje integrale, koherente dhe harmonike cdo rekomandimi te Venecias, perfshire ate 88. Vete drafti yne eshte shprehje e vullnetit tone per reformen e duhur po aq sa e kapaciteteve te larta tenkike qe kemi vene ne dispozicion te kesaj reforme. Drafti yne nuk mundeson kapjen nga opozita, natyrisht as nga qeveria. Deri me sot askush, shqiptar apo i huaj nuk e ka kritikuar apo rrezuar parimet dhe zgjidhjet e ofruara ne kete draft.

E gjithe sjellja e opozites pra, qe nga dita e pare e reformes ne drejtesi e deri me sot provon se ne kemi qene dhe jemi per nje reforme te plote, te thelle, te gjere, Kushtetuese e ligjore per drejtesine e paanshme, te pakapur, te pakomanduar, efektive dhe eficente. Ne kemi qene elastike deri ne kufijte ekstreme duke toleruar ne shume aspekte, procese dhe variante te cilat ndonese me pikepyetje te shumta, gjithsesi mbeteshin brenda standardeve minimale, apo kufijve te percaktuar nga Komisioni i Venecias.

Opozita nuk mund te pranoje qe i gjithe ky mund i derisotem te shkoje dem, aq me pak te pranoje qe dora qeveritare, e dukshme apo e padukshme, te mbeshtetet ne nje pike poshte standartit te Venecias, poshte rekomandimit 88, ne zonen e erresires, padrejtesise, arbitraritetit.

Nuk pranuam dje, nuk pranojme sot e nuk do te pranojme neser.

Kjo nuk do te thote se nuk pranuam te vijojme konsultimet, diskutimet, negociatat per variante qe zbatojne rekomandimin 88 te Venecias. Kete beme edhe ne maj, kete bera edhe ne takimin me Edi Ramen, edhe ne ate me Ilir Meten, kete kam bere gjithe keto javet e fundit, une dhe bashkepunetoret e mi opozitare.

Kam marre propozime por kane qene e njejta prerje, ne shmangie te rekomandimit 88 te Venecias, vecse me veshje te ndryshuar. Ndryshe nga c’pretendohet nuk kane qene te arsyeshme pasi nuk ka si te kete arsye pertej rekomandimit 88 te Venecias. Nuk ka si te jete i arsyeshem asnje propozim qe ndersa me nje dore jep 3/5 apo 2/3-tat e votimit ne Kuvend me doren tjeter e zhben kete kuorum permes nje mekanizimi qe i jep qeverise kontrollin e hartimit te listave duke perjashtuar opoziten teresisht nga cdo rol. Cdo variant i ketille, i kujtdo qofte, eshte ne kundershtim me rekomandimin 88 qe percakton rol substancial te opozites permes perfaqesimit te saj te drejte.

Nderkohe, kemi vijuar te japim propozime e te ofrojme zgjidhje alternative qe zbatojne plotesisht rekomandimin 88, ne harmoni me cdo rekomandim tjeter te Venecias. Keto propozime jane hedhur poshte pa asnje argument nga pala tjeter.

Opozita eshte e vendosur t’i jape shqiptareve reformen e duhur per nje drejtesi me te mire, por eshte edhe me e vendosur te mos lejoje qe shqiptaret te bien ne kthetrat e nje sistemi padrejtesie te komanduar e te kontrolluar, aq me shume nga nje qeveri e kriminalizuar, e korruptuar, arrogante dhe e papergjegjshme.

Une kam qene dhe jam ne komunikim intensiv, edhe keto dite, me faktoret relevante ne Uashington, Bruksel, Berlin, Paris, Rome dhe Londer. Qeverise i kane ardhur mesazhe te qarta qe te harroje shantazhin dhe trafikun e votave, te kerkoje e jape konsensus per nje reforme sipas rekomandimeve te Venecias. Mesazhe te ketilla do te vijojne edhe me fort, edhe me shpesh, edhe me qarte. Sepse kjo eshte e vetmja menyre per nje reforme te qendrueshme ne drejtesi qe i sherben qytetareve dhe jo pushtetit.

Kush ka veshe le t’i degjoje.

 



Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
Khan: Londra duhet të ketë më shumë pavarësi nga Britania

Khan: Londra duhet të ketë më shumë pavarësi nga Britania

Au revoir anglais? BE mund të heqë Anglishten si gjuhë zyrtare

Au revoir anglais? BE mund të heqë Anglishten si gjuhë zyrtare

Video/ Ja si vepronin hajdutët që vodhën 30 banesa në Tiranë

Video/ Ja si vepronin hajdutët që vodhën 30 banesa në Tiranë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com