Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Elmar Brok, Kreun e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian menjëherë pas arritjes së konsensusit, lidhur me Reformën në Drejtësi.
“Cmoj lidershipin që keni treguar për Reformën”-mësohet t’i këtë thënë Brok, Lulzim Bashës, duke e përgëzuar për këtë arritje.
Sipas Brok, Reforma është një sukses i jashtëzakonshëm i PD që do të kontribuojë në rrugën e integrimit.
Basha e ka falenderuar Brok për ndihmën në proces duke i thënë se “pritet një drejtësi me standarte në rrugën e integrimit”.