Pas Selamit e Patozit, Donald Lu ka zhvilluar një takim me deputeten Majlinda Bregu. Takimi informal është zhvilluar në një nga bar-et e Tiranës. Znj. Bregu ka folur për News 24 pas takimit, ku ka thënë se “patëm një bisede shumë të mirë, jo vetëm për reformën, jo vetëm për qëndrimin e opozitës, por një bisedë shumë të mirë për nevojën e një kompromis politik për reformat e mëdha”.
Më herët në një prononcim për Opinion.al, znj. Bregu do të shpehej se shpreson në gjetjen e një kompromisi dhe miratimin e një reforme që nuk do forconte pozitat e asnjë Kryeministri.