Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejt përfundimit, Talebanët pranë formimit të qeverisë së re

2021/08/30 at 6:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kanë luftuar me njëri-tjetrin/ Do jenë talebanët të bashkuar në qeverisje?

Një udhëheqës i lartë i talebanëve konfirmoi për “Zërin e Amerikës” në kushte anonimiteti se grupi është në fazat përfundimtare të shpalljes së një kabineti të ri, i cili pritet të përfshijë të gjithë anëtarët e atij që njihet si Këshilli Udhëheqës (Rahbari Shura).


Komandanti suprem i talebanëve Hibatullah Akhundzada po zhvillon konsultime në Kandahar, qyteti i njohur si vendlindja e grupit, së bashku me zëvendësit e tij, Sirajuddin Haqqani, kreu i rrjetit Haqqani, si dhe Mullah Mohammad Yaqoob-in, djalin e themeluesit të talebanëve Mullah Omarin, që është kreu i komisionit ushtarak të talebanëve.

“Aktualisht, udhëheqja talebane është duke u këshilluar me grupe të ndryshme etnike, parti politike si dhe brenda Emiratit Islamik për formimin e një qeverie që duhet të pranohet e të njihet si brenda ashtu edhe jashtë Afganistanit”, tha gjatë një fjalimi televiziv të shtunën Sher Mohammad Abbas Stanikzai, një tjetër udhëheqës i lartë taleban.

Zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid i tha “Zërit të Amerikës” se procesi ishte “pranë përfundimit”.

“Udhëheqja ka caktuar dy zëvendës shefat Sirajuddin Haqqani dhe Mullah Mohammad Yaqoob për të finalizuar emrat e kabinetit”, tha udhëheqësi i lartë taleban. Por miratimi përfundimtar i emrave do të bëhet nga vetë Akhundzada.

Ai tha se kabineti mund të ketë më shumë se 26 anëtarë e në të mund të përfshihen edhe persona të tjerë që nuk janë anëtarë të këshillit udhëheqës.

Ky i fundit (Rahbari Shura) është organi më i rëndësishëm vendimmarrës për talebanët dhe drejtohet nga vetë Akhundzada, i cili quhet Ameer ul Momineen, ose udhëheqësi i besimtarëve. Ndërsa talebanët pretendojnë se qeveria do të jetë gjithëpërfshirëse, zëdhënësi i tyre tha se tani për tani ndarja e pushtetit nuk ishte përparësi e grupit.

“Nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë udhëheqës politik për ta future atë në qeveri”, tha Muxhahid Said. “Dua ta bëj të qartë se nuk jemi të përqëndruar tek ndarja e qeverisë me të tjerët”.

Ai shtoi se grupi po kërkonte opinione nga “fytyrave të njohura, ish-udhëheqës muxhahedinë”, mbi sistemin e ri të qeverisjes.

Këshilli udhëheqës mbajti takimin e parë zyrtar në pallatin presidencial në Kabul që pas marrjes së qytetit. Ai u bashkëkryesua nga Haqqani dhe Yaqoob-i. Prej atij momenti anëtarët e këshillit e zyrtarë të tjerë të lartë kanë mbajtur takime joformale pothuajse çdo ditë. /VOA/

Etiketa: afganistanqeveriTalebane


Ju sugjerojmë

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën
Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

21 Janar, 2026 1:26 pm
Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
Bota

Italia do e refuzojë Bordit të Paqes për Gazën, pengesë edhe kushtetuta

21 Janar, 2026 12:48 pm
Blerina Gjylameti, në krye të AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

21 Janar, 2026 12:44 pm
“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…
Aktualitet

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…

21 Janar, 2026 12:41 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

21 Janar, 2026 11:45 am
Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron
Kryesore

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron

21 Janar, 2026 11:08 am
Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror
Sport

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

21 Janar, 2026 10:42 am
15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

21 Janar, 2026 10:25 am
Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

21 Janar, 2026 9:36 am
Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
Aktualitet

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

21 Janar, 2026 9:33 am
Para
Zgjedhjet në Gjermani/Kundërshtarët e Merkel:Vendi s’duhet të mbyllet më

Zgjedhjet në Gjermani/Kundërshtarët e Merkel:Vendi s'duhet të mbyllet më

Grida Duma dhe Jorida Tabaku ‘krahu i djathtë’ i Bashës, ja emrat e rinj

Grida Duma dhe Jorida Tabaku ‘krahu i djathtë’ i Bashës, ja emrat e rinj

“Ndihemi të sigurt në Shqipëri”, Gazetarja afgane:Jam vetëm fizikisht këtu

"Ndihemi të sigurt në Shqipëri", Gazetarja afgane:Jam vetëm fizikisht këtu
















TE FUNDIT

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën
21 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për të pandehurit dhe të akuzuarit në lidhje me vrasjen e ish policit Santiago Malko,...

Lexo më shumë

Italia do e refuzojë Bordit të Paqes për Gazën, pengesë edhe kushtetuta

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
21 Janar, 2026

Mburoja është neni 11 i Kushtetutës. Ai i lejon Italisë të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë që merren me paqen,...

Lexo më shumë

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

Blerina Gjylameti, në krye të AKU
21 Janar, 2026

Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Ish-deputetja e Partisë Socialiste zëvendëson në këtë post...

Lexo më shumë

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…
21 Janar, 2026

Xhaxhai i Aleks Nikës, i cili u vra me 21 janar të 2011, Mark Nika ishte sot në SPAK ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com