Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Poliklinika e Specialiteteve në Durrës e cila është gati për t’u shërbyer.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se poliklinika do të ofrojë shërbim shëndetësor për 290 mijë banorë të këtij qarku, por edhe për pushuesit dhe turistët.
“Gati për të hapur dyert Poliklinika e Rilindur e Specialiteteve në Durrës, që do të ofrojë shërbim shëndetësor për 290 mijë banorë të këtij qarku, por edhe për pushuesit dhe turistët e shumtë të cilët do të kalojnë pushimet në qytetin bregdetar”, shkruan Rama.