Procesi i numërimit të votave të diasporës po shkon drejt përfundimit.
Sipas të dhënave nga KQZ, bëhet me dije se deri më tani janë numëruar mbi 145 mijë zarfa me vota, nga 195 mijë që janë në total.
Nga votat e numëruara deri më tani kryeson Partia Socialiste me 54.18 per qind të votave.
Ndërkohë Koalicioni Opozitar i Partisë Demokratike ka arritur të marrë 28.17 për qind të votave.