“Krerët politikës Europiane janë duke përfituar nga Brexit për të shkrirë të gjitha vendet e kontinentit në një supershtet gjigant Europian”, – shkruante sot “London Express”.
Sipas pretendimeve të gazetës komploti ka shkaktuar zemërimin dhe panik në Poloni, një aleat tradicional i Britanisë në luftën kundër federalizmit, pasi lajmi u transmetua në kanalin Polak të lajmeve.
Televizioni raportoi se propozimi bombë do të paraqitet në takimin e Grupit të Vishegradit, ku do jenë të pranishme, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia siç tha dhe ministri i jashtëm gjerman, Frank-Uollter ditën e sotme./360gradë
Vendet e BE do të humbasin të drejtën për të pasur ushtrinë e tyre, ligjin penal, sistemi tatimor ose bankën qendrore, sepse të gjitha këto kompetenca do të transferohen në Bruksel.
Shtetet anëtare do të humbasin edhe atë pak kontroll që i kishte mbetur mbi kufijtë e tyre, duke përfshirë edhe procedurën për zhvendosjen e refugjatëve.
Ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë pritet të zbulojë këtë plan në mënyrë sa më efektive për të larguar shtetet anëtare që duan të qëndrojnë të veçanta, thotë gazeta Britanike.