Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës

2025/04/04 at 10:07 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës

Punimet në aeroportin e Vlorës janë drejt përfundimit, teksa qytetarët mbeten në pritje të ditës përfundimtare se kur do të bëhet fluturimi i parë në këtë qytet. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, dha detaje nga ky investim i rëndësishëm.

“Ndërtimi po ecën me ritme të kënaqshme, patjetër që ajo është një sfidë dhe është një vepër që, në momentin që do të fillojë të operojë në kapacitet të plotë, është dhe pjesa e certifikimit të operimit të kësaj vepre… Pra që do të thotë, që ka, ka agjenci europiane ku ne aderojmë për të marrë këto certifikata, e që operojnë pa asnjë lloj problemi. Shpresojmë që fluturimi i parë të bëhet javën e parë ose të dytë të Majit”, tha Dredha.

Sipas kryebashkiakut, Shqipëria është në një moment shumë të rëndësishëm, teksa është në pritje të hapjes së grupkapitujve të radhës për integrimin e saj në Bashkimin Europian. Për Dredhën, i gjithë ky investim dhe vlerësim në të njëjtën kohë nga aleatët ndërkombëtarë, është e gjitha falë meritës së Partisë Socialiste dhe qeverisë Rama për të gjithë kontributin e dhënë në qeverisje që prej vitit 2013 e deri më sot.

“Shqipëria është duke jetuar një nga momentet më të mira sa i përket imazhit në raport me të gjithë aleatët kudo ndodhen, imazhit të shqiptarëve për t’u ndjerë më të respektuar dhe të mos ndihen me kokën ulur kur paraqesin pasaportën shqiptare kudo ku ata aksesojnë në çfarëdolloj cepi të Europës dhe patjetër ato faktorë apo çfarë ka ndodhur përgjatë këtij rrugëtimi i qeverisjes shqiptare nga 2013 e deri më sot”, shtoi kryebashkiaku Dredha.

Kreu i Bashkisë së Vlorës riktheu gjithashtu në vëmendje dhe eventin më madhështor, siç e përshkruan ai të Giro D’Italia. Ky event shihet dhe me rëndësi të veçantë pasi xhiroja e çiklizmit do të përfundojë pikërisht në këtë qytet, duke nxitur dhe promovimin e vendit në të gjitha aspektet.

“Në ditën e zgjedhjeve ne kemi një event madhështor që do të ndodhë dhe nuk e besoja deri dje, por ja që po ndodh. Është xhiroja e Italisë në fakt, gara çiklistike. Patjetër që fillon me Durrësin, më pas Tiranën dhe përfundon në Vlorë dhe është pikërisht me datën 11 Maj. Kjo do të marrë vëmendjen e 200 vendeve të botës, do të transmetohet live ky event, i cili jo vetëm shërben për të kthyer të gjithë sytë nga qyteti i Vlorës, por do të ketë dhe një prurje shumë të madhe, por dhe të atyre që janë fansa të këtij sporti. Gjithashtu është dhe një promovim i vlerave, i kulturës, i riteve, i folkut, i traditës, përgjatë rrugëtimit sa i përket Vlorës”, tha Dredha./tvklan.al

Ju sugjerojmë

U arrestua në Fushë Arrëz/ Erzen Uka stërviste 2 djemtë si luftëtarë të ISIS
Kronikë

U arrestua në Fushë Arrëz/ Erzen Uka stërviste 2 djemtë si luftëtarë të ISIS

25 Nëntor, 2025 10:27 am
Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…
Aktualitet

Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…

25 Nëntor, 2025 10:11 am
12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?
Kronikë

12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?

25 Nëntor, 2025 9:26 am
Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta
Bota

Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta

25 Nëntor, 2025 9:01 am
9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan
Bota

9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan

25 Nëntor, 2025 8:58 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 25 nëntor 2025

25 Nëntor, 2025 8:36 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

25 Nëntor, 2025 8:34 am
Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
-U tha në Opinion

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

24 Nëntor, 2025 10:41 pm
Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
Kronikë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

24 Nëntor, 2025 9:56 pm
Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
Bota

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

24 Nëntor, 2025 9:17 pm
Para
Të paktën 14 të vrarë nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt

Të paktën 14 të vrarë nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 5 Prill 2025

Horoskopi ditor, 2 janar 2025

Horoskopi për sot, 5 prill 2025

TE FUNDIT

U arrestua në Fushë Arrëz/ Erzen Uka stërviste 2 djemtë si luftëtarë të ISIS

U arrestua në Fushë Arrëz/ Erzen Uka stërviste 2 djemtë si luftëtarë të ISIS
25 Nëntor, 2025

Erzen (Hamza) Uka është i njohur për policinë. Ai ka qenë komando dhe ka shërbyer në Irak dhe Afganistan. Në...

Lexo më shumë

Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…

Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…
25 Nëntor, 2025

Autoriteti Portual i Vlorës njofton se për shkak të përkeqësimit të motit që pritet të ndodhë në ditët në vijim,...

Lexo më shumë

12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?

12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?
25 Nëntor, 2025

Dalin pamjet nga banesa ku u izoluan dy shtetasin Julian Cumrraku dhe Arben Uka. Siç shihet nga pamjet, në banesë...

Lexo më shumë

Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta

Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta
25 Nëntor, 2025

Pesëdhjetë mijë gra dhe vajza u vranë nga të afërmit e tyre në vitin 2024, me fjalë të tjera, një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com