Është votuar drafti final i ndryshimeve kushtetuese, siç njihet ndryshe reforma në drejtësi. Kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafa ka dalë entuziast nga mbledhja, duke u shprehur se sot është një ditë historike: U miratua reforma në drejtësi nen për nen dhe në tërësi, tha ai.
Pjesë nga fjala e Xhafajt
Tashmë është një gjë e njohur, komisioni përmbylli një fazë të rëndësishme duke vlerësuar projektin kushtetues nen për nen dhe në tërësi. Kjo është një ngjarje e rëndësishme. Kemi një projekt kushtetues të debatur dhe të votuar përfundimisht. Me kalimin e procedurave të tjera parlamentare (shpresoj të votohet shpejt në Parlament) ky draft do të hapë një faqe të re për Shqipërinë, për rrugën europiane të Shqipërisë, për konsolitimin e shtetit të së drejtës.
Është një ngjarje e shënuar meriton të vlerësohet dhe mbështetet. Është një produkt që ka dalë nga një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Janë 18 muaj punë nga një staf profesional. Një produkt me standardet më të mira. Falenderoj ata që punuan për sakrificat, pavarësisht sulmeve. Falenderoj partnerët për kontributin, ekspertët e huaj e shqiptarë që punuan.
Lajmi në përditësim….