Opinion.al ka siguruar draftin e ekspertëve të nivelit të lartë për Reformën në Drejtësi. Në draft thuhet se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtare, tre prej të cilëve të emërohen nga Presidenti, 3 anëtarë të tjerë të emërohen nga Kuvendit dhe 3 anëtarë të tjerë nga mbledhja e Gjykatës së Lartë dhe ajo Administrative. Në draftin e siguruar nga opinion.al, thuhet se anëtarët që nga Presidenti dhe Kuvendi zgjidhen nga lista e Këshillit të Emërimeve.