Drafti për Reformën në Drejtësi ka hyrë në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit 13 qershor – 1 korrik.
Një gjë e tillë është miratuar me konsensus në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pasi ka marrë mirëkuptimin e të gjithë kryetarëve të grupeve parlamentare.
Ky hap vjen pas dështimit të negociatave Rama-Basha për të gjetur një kompromis për ndryshimet kushtetuese.