Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Draftet për median online shkojnë në Kuvend, cilat janë ndryshimet

2019/12/17 at 10:14 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Draftet për median online shkojnë në Kuvend, cilat janë ndryshimet

Çdo person, reputacioni i të cilit është cënuar drejtpërdrejt nga publikimi i fakteve dhe informacioneve të pavërteta dhe/ose të pasakta prej Portaleve, ka të drejtën e përgjigjes.


Personi, që ka të drejtën e përgjigjes, duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim, drejtuar Portalit duke parashtruar arsyet dhe faktet që mbështetin kërkesën e tij.

Kërkesa për të drejtën e përgjigjes duhet të paraqitet tek Portali, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga publikimi i fakteve dhe informacioneve që pretendohen të pavërteta dhe/ose të pasakta.

Brenda 48 orëve nga marrja e kërkesës, Portali vendos për ushtrimin ose refuzimin e së drejtës së përgjigjes dhe për këtë njofton me shkrim kërkuesin.

Portali, nëse vendos për ushtrimin e së drejtës, publikon përgjigjen e çdo personi që është cënuar/përmendur nga publikimi, pa kosto financiare për personin e cënuar/përmendur. Përgjigjja duhet të publikohet e plotë, e dukshme dhe në të njëtën faqe ku është publikuar materiali që kontestohet.

Nëse kërkuesi nuk merr një përgjigje brenda afatit të përcaktuar në pikën 3, të këtij neni, prezumohet se Portali ka refuzuar kërkesën.

I prekuri pas refuzimit të Përgjigjes I drejtohet Këshillit të Ankesave

Këshilli i Ankesave, brenda 72 orësh nga paraqitja e një ankese për refuzimin e së drejtës së përgjigjes nga Portali, shqyrton çështjen dhe, nëse e gjen të drejtë ankesën e bërë, i kërkon Portalit, korrigjimin e fakteve dhe informacioneve, në lidhje me personin e interesuar, në një mënyrë të ngjashme dhe kohë të njëjtë me atë të publikimit, objekt ankese, brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit.

Pikëpyetje:

· Kush e ngre Këshillin e Ankesave

· Si e gjykon KA nëse ka të drejtë ankuesi apo Portali?

Në raste të shkeljeve të kryera nga ana e Portaleve, AMA dhe Këshilli i ankesave vendosin:

a) detyrimin e Portalit:

i. për të publikuar formulën e korrigjimit sipas formës dhe përmbajtjes së parashikuar në nenin 53/1 të këtij ligji;

ii. për të kërkuar nëpërmjet AKEP-it vendosjen e një njoftimi të karakterizuar teknikisht si “pop up”;

b) gjobë, shuma e së cilës përcaktohet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij;

c) pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit;

ç) uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit;

d) heqje të licencës dhe/ose autorizimit.

A vendos dot POP UP AKEP?

* Për shkelje të kryera nga Portalet AMA, I kërkon (AKEP):

a) të urdhërojë heqjen e përmbajtjes së caktuar menjëherë, por jo më vonë se 60 minuta nga njoftimi në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale në vijim:

i. pornografi me fëmijë;

ii. inkurajimin e akteve terroriste;

iii. shkelje të sigurisë kombëtare.

Në rast të moszbatimit të urdhrit brenda afatit të përcaktuar, të bllokojë aksesin në internet.

b) të vendosë një njoftim “pop up” në faqen e internetit/domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s.

· Në rast gjobe, Ankimi ndaj vendimit të KA-së nuk pezullon ekzekutimin e vendimit. Bordi i AMA-s shqyrton ankesën dhe shpall vendimin jo më vonë se 10 ditë. Kundër vendimit të Bordit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Kontestimet

Organizata të mediave, gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile e kanë cilësuar projektligjin si kufizim për hapësirën e së vërtetës dhe se përmban pika thelbësore që cenojnë lirinë e medias.

· Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), nuk duhet të zëvendësojë organet e pavarura gjyqësore ose mekanizmat vetërregullues të efektshëm për çështjet e lirisë së shprehjes.

· Kompetencat e AMA-s nuk duhet të shtrihen në trajtimin e çështjeve të tilla si shpifja.

· Vlera e lartë e gjobave/ Përgatiti Manjola Bregasi 



Ju sugjerojmë

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Para
Mark Marku shpërthen kundër deputetit: Mos ha m*t! Ta hodha shishen kokës!

Ligji për Online/ Marku: Po kthehet censurë! Ulqini: Nga vijnë paratë...

Blendi Salaj: Ligji i jep AMA-s të drejtën të fusë duart në xhepat e mi

Iris Luarasi: Qeveria po nxiton me miratimin e ligjit për mediat online

Iris Luarasi: Qeveria po nxiton me miratimin e ligjit për mediat online
















TE FUNDIT

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
1 Shkurt, 2026

Prej të paktën 4 orësh aksi rrugor Librazhd- Përrenjas është i bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut dhe...

Lexo më shumë

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
1 Shkurt, 2026

Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës...

Lexo më shumë

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
1 Shkurt, 2026

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar...

Lexo më shumë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
1 Shkurt, 2026

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com