Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje për draft-ligjin e hartuar nga mazhoranca për kompetencat e Presidentit.
Meta është shprehur nga Bylisi se kjo është një përpjekje puçiste nga një parlament jo legjitim, të cilin qytetatët i kërkojnë çdo ditë që ta shpërndajë një orë e më parë.
“Kam zero interes për çdo draft apo përpjekje puçiste. Ju e dini që ky është një Parlament jo kushtetues, kur dal dhe takoj qytetarët më kërkon shpërndarjen e tij.”—tha Meta. /Opinion.al