Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosjet e komunizmit? Blushi: Kush do t’i hapë Saliri apo Deliri?

2016/11/18 at 11:48 AM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Blushi: Presidentin ta zgjedhë populli

Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ikjen masive te shqiptareve nga vendi. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks during a parliamentary session.

Ligji që u miratua para rreth 2 viteve, i cili në fakt parashikonte që Autoriteti shtetëror që votohet në Kuvend për të hapur dosjet e komunizmit, duhej të ishte miratuar jo më vonë se 30 ditë nga dalja e ligjit. Ky 30-ditësh ka skaduar me kohë.


E ngremë Autoritetin edhe sot në shkelje të ligjit. E lexova edhe sot prapë ligjin. Ligji i jep mundësi Autoritetit të Dosjeve të jetë selektiv. Dhe po krijojmë një instrument selektiviteti, për të hapur dosje për disa dhe për të mbyllur dosje për disa. Kjo është arsyeja përse palët në Parlament nuk u morën vesh se kush do të jenë 5 anëtarët e propozuar që përbëjnë autoritetin e hapjes së dosjeve.

Edhe sigurisht më lind një pyetje prej tyre. A ka ndonjë autoritet prej tyre? Asnjë. Nuk dua të merrem personalisht me asnjë nga njerëzit e propozuar dhe se nga kanë ardhur ata. Por s’ka asnjë autoritet. Ata duhej të ishin historianë, ikona të mendimit politik, njerëz fjala e të cilëve peshon. Nuk janë të tillë, për fat të keq.

Nja 2-3 prej tyre janë burokratë. Ky nuk është një proces burokratik. Nuk po ndërtojmë një bibliotekë ku shkon gjithsecili dhe merr librin e vet. Në fakt, kështu duhej të ishte. Duhej të ishte një bibliotekë dosjesh ku secili shkon, sheh të vetën dhe sheh ata që mund t’i kenë bërë dëm.

Sepse kjo ishte e vetmja mundësi pas 25 vitesh kur kjo klasë politike mund t’i jepte një akuzë dhe të shprehte një keqardhje për kaq shumë viktima që në emër të dosjeve dhe në emër të Sigurimit të Shtetit janë persekutuar apo jeta e të cilëve është shkatërruar qoftë edhe nga një spiunim banal. Po si u zgjodhën këta që vijnë sot? Më vjen keq t’jua them, por është një përzgjedhje totalisht politike.

Sa herë ka përzgjedhje politike, ke arsye të besosh dhe të dyshosh se ai që i përzgjedh do të mbyllë diçka dhe të hapë kanalet për diçka tjetër. Pse e them këtë? Sepse ky shtet sot ka një raport shumë të keq në këto 25 vite, por edhe ndoshta prej 100 vitesh po të doni me dokumentet publike. Imagjinoni me ata që do të shkojnë të kërkojnë dosjen e vet në këtë autoritet që po ndërtoni sot.

Jo vetëm për shkak të politizimit të autoritetit, por edhe për shkak të traditës që ky shtet ka që ti të mund të marrësh dokumentin që ty të takon. Do t’ju jap edhe nja dy raste se si i trajtojmë ne njerëzit. Një prej tyre jam edhe vetë. Nga një person i votuar nga ky Parlament, nga kjo maxhorancë që do të zgjedhë Autoritetin e Hapjes së Dosjeve. Është zgjedhur nga ky Parlament para 2 vitesh një zonjë që mban postin e Avokates së Shtetit. Unë jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Para rreth një muaji, iu drejtova kësaj zonje për të marrë një dokument për të cilin isha i interesuar. Si palë iu drejtova Avokates së Shtetit para një muaji për të marrë këtë dokument. Akoma nuk më ka dhënë përgjigje mua. Jam deputet i Parlamentit, ndoshta unë edhe kam votuar për atë, por nuk e mbaj mend.

Tani imagjinoni një njeri të thjeshtë nga Tepelena, Librazhdi, Vlora, Tropoja që shkon për të marrë një dokument publik. Kush do t’i përcjellë? Këta që po votoni ju sot? Këta që do të vijnë me arrogancë për të selektuar, apo për të fshirë dosjet? Jua thashë rastin tim me Avokaten e Shtetit.

Kjo që mbron shtetin nga mijëra konflikte eventualisht, nuk më ka dhënë akoma përgjigje zyrtare për një dokument që më takon dhe të cilin e kam firmosur vetë. Se nuk kërkova ndonjë sekret. Kërkova një letër që e kam firmosur vetë dikur. E posedon ajo dhe nuk ma jep akoma. Pse s’ma jep, e dini ju? Jua them unë. S’ma jep se nuk jam rilindas. Se çdo rilindas mediokër në këtë sallë do ta kishte marrë jo vetëm atë, por edhe sekrete më të mëdha.

Edhe ky Autoriteti që do të hapë dosjet do të bëjë transparencë me shqiptarët? Unë nuk e besoj këtë. Sepse nuk u ka ngelur minimumi i respektit për ata që janë në nevojë dhe që detyrohen për shkak të taksave që paguajnë dhe moralit të një shteti të marrin atë që u takon. S’dua të flas në Parlament siç flasin sot 90% e shqiptarëve. Pyesni sot shqiptarët, pavarësisht se për kë votojnë ata, nëse: a kanë besim ata se kjo klasë politike ka vullnet të hapë dosjet?

Kush do t’i hapë? Saliri, që e kishte në dorë? Apo Deliri që tha sot se ju nuk ju takon të merrni një anëtar të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Mund të kishte të drejtë të fliste ashtu siç foli, por jo në kushte që këtë e parashikon morali dhe ligji. Sepse kush është ai që thotë: Ty të takon, por unë nuk ta jap. Pse? Sepse unë kam 71 vota. Kjo është e padrejtë dhe sigurisht kjo e paragjykon punën e këtij komisioni.

E di çfarë mendojnë sot 90% e shqiptarëve? Jo vetëm që procesi i dosjeve do të jetë totalisht selektiv, por edhe më shumë se kaq, dhe t’jua them po të doni. Po si mendoni ju se mendojnë shqiptarët, kur nuk hapëm dosjet e 50 viteve të diktaturës, do të hapim dosjet e 30 viteve xhungël kapitaliste?

E beson njeri këtë? Mund të kishim hapur dosjet e diktaturës pa penalizuar njeri, përveç atyre që kanë bërë krime. Po kush beson që kur nuk hapëm dosjet e atyre viteve, do t’i hapim këto tani. Me Reformën në Drejtësi, se nuk bëmë drejtësi kur e kishim mundësinë dhe ata që kishin qeverisur para nesh, e do bëkemi drejtësi popullore apo drejtësi të kualifikuar me Reformën në Drejtësi të këtyre 25 viteve!

Askush nuk e beson. Prandaj besoj se ky Parlament është joproduktiv dhe çdo normë që kalon, nuk e zbaton. Prandaj kam arsye të besoj se ky Parlament është ndërtuar për të mos bërë asnjë punë dhe për mos marrë parasysh asnjëherë moralin publik dhe nevojën e moralit publik, i cili kërkon ndëshkim dhe përcaktim normash ligjore, se mund t’i japësh gjithsecilit atë që meriton dhe që përcakton se nuk mund t’i japësh më shumë qeverisë seç i takon.

Mund të kaloni një ligj për dosjet siç e keni kaluar, edhe mund të votoni autoritetin që bën të mundur hapjen e dosjeve, por do të jetë totalisht i pabesueshëm dhe nuk beson njeri dot që po hapni një bunker dhe nuk po hapni dot dosjet e atyre që bënë bunkerin dhe kjo nuk ka kuptim. Të hapni bunkerin e Enverit, por nuk hapim dosjet e Enverit. A mund të ndodhë kjo?

Kjo nuk mund të ndodhë, pra. Hapim bunkerët që ka bërë Enveri poshtë bulevardit dhe shtëpinë me gjethe, pavarësisht se shumë të shëmtuara. Se ky bunkeri që donin të prishnin këta me kaçavida është i tmerrshëm, në fakt, në mes të Tiranës, është një katastrofë! Mes kompleksit më të bukur që ka Shqipëria dhe që për fat e trashëgoi dhe që, me gjithë vetëmohimin e punës rilindëse në 3 vjet apo në 20 vjet për ta shkatërruar dhe për ta bojatisur me bojëra dhe me llaç, nuk u prish për fat të mirë. Keni ndërtuar një bunker të tmerrshëm aty.

Mund ta kishit bërë atë hyrje me një mënyrë tjetër, por jo me një bunker, bunkerët na kanë lodhur. Nuk ka kuptim të hapim bunker dhe të mos hapim dosjet mbi të cilat bunkerët janë ndërtuar. Thoni se keni bërë reforma. Kush janë reformat? Reforma e hapjes së dosjeve? Asgjë. Reforma e pensioneve? E dështuar. Reforma në Energjetikë? Paguan më shumë i varfri, sesa i pasuri.

Reforma në Drejtësi? Absolutisht vetëm reformë nuk mund të quhet. Kush është reformë? Reforma e hapjes së dosjeve? Ka vetëm një mundësi që të bëhet reforma. Të hapen dosjet tuaja dhe dosjet e të gjithë neve. Duhen parë dosjet për këto 25 vjet dhe të mos merremi me 80 vjet. Se çfarë ka ndodhur dhe si është abuzuar Shqipëria në këto 25 vjet, kjo është ajo që presim shqiptarët të marrin vesh nga të gjithë ne.



Ju sugjerojmë

Ministri iranian: Teherani nuk do ta braktisë programin bërthamor
Bota

Ministri iranian: Teherani nuk do ta braktisë programin bërthamor

22 Korrik, 2025 9:23 am
Pse ka dallime në fillimin e pushimeve të studentëve në Gjermani?
Bota

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve të studentëve në Gjermani?

22 Korrik, 2025 9:15 am
Zelensky: Bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik
Bota

Zelensky: Bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik

22 Korrik, 2025 9:03 am
Temperaturat ekstreme dhe zjarret/Komiteti i Mbrojtjes Civile mbledhje urgjente
Aktualitet

Temperaturat ekstreme dhe zjarret/Komiteti i Mbrojtjes Civile mbledhje urgjente

22 Korrik, 2025 8:41 am
Dukat sërish në flakë, ndërhyjnë avionët grekë “Canadair”
Aktualitet

Dukat sërish në flakë, ndërhyjnë avionët grekë “Canadair”

22 Korrik, 2025 8:32 am
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike
Kryesore

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike

22 Korrik, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:16 am
Hakmarrje me tritol në Sarandë? I kërkuari për plagosje bëhet objektiv
Kronikë

Hakmarrje me tritol në Sarandë? I kërkuari për plagosje bëhet objektiv

22 Korrik, 2025 8:14 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:12 am
Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë
Bota

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

21 Korrik, 2025 10:49 pm
Para
Foto/ Puthjet homoseksuale të Çlirimit të Tiranës?

Foto/ Puthjet homoseksuale të Çlirimit të Tiranës?

Vrasja në Shkodër/ Dyshime për pazare në parcelat e drogës 

Lajm i fundit/ Gjendet i vrarë një burrë në Kashar

Video/ Obama takohet në Shtëpinë e Bardhë me 6-vjeçarin shqiptar që donte të ndihmonte refugjatët

Video/ Obama takohet në Shtëpinë e Bardhë me 6-vjeçarin shqiptar që donte të ndihmonte refugjatët
















TE FUNDIT

Ministri iranian: Teherani nuk do ta braktisë programin bërthamor

Ministri iranian: Teherani nuk do ta braktisë programin bërthamor
22 Korrik, 2025

Irani nuk ka plane për ta braktisur programin e vet bërthamor, përfshirë pasurimin e uraniumit, pavarësisht dëmit të madh që...

Lexo më shumë

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve të studentëve në Gjermani?

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve të studentëve në Gjermani?
22 Korrik, 2025

Miliona studentë dhe nxënës në Gjermani mezi presin pushimet verore. Por kur fillojnë ato për kë? Çdo vit kjo temë...

Lexo më shumë

Zelensky: Bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik

Zelensky: Bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik
22 Korrik, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se më 23 korrik do të mbahet një rund i ri i...

Lexo më shumë

Temperaturat ekstreme dhe zjarret/Komiteti i Mbrojtjes Civile mbledhje urgjente

Temperaturat ekstreme dhe zjarret/Komiteti i Mbrojtjes Civile mbledhje urgjente
22 Korrik, 2025

Si pasojë e përballjes me një vale të lartë të të nxehtit dhe rritjes së rrezikut nga zjarret në vend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com