Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja Veliaj-Xoxa/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e drejtësisë

2025/07/24 at 5:15 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja Veliaj-Xoxa/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e drejtësisë

Adela Kondakçiu, financierja e Ajola Xoxës ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke u bërë kështu e para e penduar grua që bashkëpunon për të zbardhur korrupsionin e zyrtarëve të lartë. E konsideruar si njeriu më i besuar i Xoxës, Kondakçiu është ndërkohë e pandehur në të njëjtën çështje me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij.

“Klan News”, duke iu referuar burimeve nga SPAK raporton se Kondakçi ka zbërthyer skemën e korrupsionit për të cilën akuzohen çifti Veliaj-Xoxa, duke treguar me detaje se si bëhej lëshimi i faturave fiktive dhe trasaksionet për të fshehur origjinën e parave.

Adela Kondakçiu ka dorëzuar në Prokurorin e Posaçme çdo informacion ose të dhëna që ajo ka pasur në dispozicion.

Kondakçiu është marrë e pandehur nga SPAK, por nëse statusi i saj mbetet në fuqi nga gjykata në fund kur të shpallë vendimin, ajo mund të përfitojë ulje të dënimit.

Në total që nga nisja e hetimit deri më tani, SPAK ka marrë rreth 100 dëshmi për çështjen për të cilën akuzohet kryebashkiaku i Tiranës, po ashtu janë sekuestruar kontrata, dokumente, pajisje kompjuterike dhe celulare për të provuar akuzat ndaj të dyshuarve.

30 të pandehur, mes tyre dhe Kodakçiu

Vetëm një ditë më parë, më 23 korrik, Prokuroria e Posaçme mori zyrtarisht të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për katër akuza: korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve te palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. E pandehur u mor edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, të cilës iu komunikuan akuzat për: korrupsion, pastrim të parave dhe mosdeklarim të pasurisë, në bashkëpunim me kryebashkiakun.

Të pandehur u morën edhe dy biznesmenët Mirton Lika, për fshehje të të ardhurave dhe Elman Abule për pastrim parash, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Akuzë për futje të paligjshme të sendeve në qeli iu komunikua punonjësit të Policisë së Burgjeve, Fatjon Baci, i cili rezulton t’i ketë dhënë telefonin kryebashkiakut në mars të këtij viti për ta përdorur.

Mes të pandehurve janë edhe: financierja Adela Kondakçiu, Ina Goxhaj, Flutur Xhani, Valmir Xoxa, Erald Simixhiu (daja i Ajola Xoxës), Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, Sokol Kryeziu, Frosina Bollo.

Për dosjen “Veliaj”, prokuroria ka kërkuar zgjatjen e afateve hetimore deri më 29 shtator.

Ju sugjerojmë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Para
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona

Fier/ 26-vjeçarja mbyt të atin me tel, e kallëzon në polici si ngjarje aksidentale

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt

Liverpool zyrtarizon blerjen e radhës, mbi 80 milionë euro për sulmuesin francez

Liverpool zyrtarizon blerjen e radhës, mbi 80 milionë euro për sulmuesin francez

TE FUNDIT

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
24 Tetor, 2025

Rreth 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një...

Lexo më shumë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com